3 llojet e shpirtit

0
364

Shpirti i njeriut është një nga krijesat më komplekse dhe më të mahnitshme të Allahut të Madhërishëm. Në bazë të mjedisit shoqëror ku gjendet,ai ndahet në tri lloje kryesore:

1-Shpirti që imponon të keqen, i cili e shtynë njeriun drejt të keqes dhe e kërkon kënaqësinë vetëm tek e keqja.

2-Shpirti qortues, i cili tundohet nga e keqja dhe bën gabime por e vret ndërgjegja për gabimet e bëra.

3-Shpirti i qetë, i cili e gjen prehjen vetëm te gjërat e mira dhe nuk tundohet nga e keqja.

Lloji i parë është i urryer. Ai duhet pastruar dhe disiplinuar.

Lloji i dytë ndonëse tundohet nga e keqja dhe bën gabime megjithatë ai është i lëvduar sepse i pranon gabimet dhe ndien keqardhje dhe përpiqet që të përmirësohet.

Lloji i tretë është më i larti dhe më fisniku. Ai e gjen qetësinë vetëm te vlerat dhe virtytet dhe nuk tundohet nga ligësitë dhe kënaqësitë e paligjshme.

Rexhep Milaqi