3 llojet e endrrave dhe shpjegimi i tyre

I Derguari i Allahut (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka shpjeguar se endrrat jane tri llojesh. Keshtu, Ebu Hurejra (radijall-llahu anhu) tregon se Profeti (alejhis-salatu ues-selam) ka thene:

“Endrrat jane tri llojesh:ogure te mira nga Allahu, fjalime te vetes dhe frikesime prej shejtanit”.
Shejh Albani, “Sahihul Xhami”, hadithi nr. 3533

Po ashtu, Auf bin Malik tregon se Profeti (alejhis-salatu ues- selam) ka thene:
“Endrrat jane tri llojesh: manipulim i shejtanit per te trishtuar njeriun, gjera qe e shqetesojne njeriun gjate dites te cilat i sheh edhe naten, dhe endrra te bukura qe jane nje e dyzetegjashta pjese e profecise”.Shejh Albani, “Sahihul Xhami”, hadithi nr. 3534

Imam Ibn Haxheri ka thene: “Numri tre nuk eshte dhene si kufizim i llojeve te endrrave, pasi eshte vertetuar se ka me shume
se kaq”.’

Gjithashtu, ai ka thene: “Te gjitha endrrat permblidhen ne dy lloje kryesore:

A.Endrrat e verteta, te cilat jane ato te profeteve dhe te besimtareve te devotshem. Rralle ndodh qe keto endrra t’i shohin njerez te tjere vec tyre. Karakteristike e ketere endrrave eshte se ato realizohen ashtu sic shihen ne gjume.

B- Endrrat e kota, te cilat jane endrra qe nuk parashikojne asgje. Vete keto endrra ndahen ne disa lloje:

1-Lojera te shejtanit per te trembur personin qe sheh endrren. Te tilla jane rastet kur dikush sheh sikur i kane prere , se ciles ai i shkon nga pas, apo sikur bie ne nje humnere e nuk ka njeri qe ta ndihmoje, etj..

2-Endrra ku personi sheh gjera te pamundura logjikisht, si p.sh. nje engjell qe e urdheron te kryeje vepra te ndaluara.

3-Endrra te cilat jane pasoje e mendimeve qe e mundojne njeriun gjate dites ose pasoje e deshirave te tij. Gjithashtu, ne endrra mund te shihen edhe ato gjera qe i ndodhin shpesh njeriut ne jete, ose gjera qe i pershtaten temperamentit te tij. Keto endrra flasin me shpesh per te ardhmen dhe me rralle per te tashmen apo te kaluaren”.Fet hul Bari 12/459

Dijetari El Muheleb ka thene: “Ne lidhje me endrrat, njerezit ndahen ne tri shkalle:Profete: Te gjitha endrrat e tyre jane te verteta. Disa nga keto endrra mund te kene nevoje per interpretim.

Besimtare te devotshem: Shumica e endrrave te tyre jane te verteta. Ndodh qe disa nga endrat e tyre te mos kene nevoje per interpretim.

Te tjere: Keta mund te kene endrra te verteta dhe endrra te kota. Vete kjo kategori njerezish ndahet ne tri grupe:

-Besimtare qe nuk dihen ne jane te mire apo jo: Shumica e tyre i kane njelloj mundesite per te pare endrra te verteta dhete kota.

-Besimtaret jo te mire: Shumica e endrrave te tyre jane te kota, por rralle mund te shohin edhe endrra te verteta.

-Jobesimtaret: Shume rralle mund te ndodhe qe ata te shohin
endrra te verteta”.

Prova qe verteton se edhe jobesimtaret mund te kene endrra te verteta eshte rasti i mbretit jobesimtar te Egjiptit, ne kohen e Jusufit (a.s.), qe tregohet ne suren Jusuf.

Imam Buhariu ne librin e tij “El Xhami Es-Sahih”, kapitullin e endrrave e ka ndare ne dy pjese: “Endrrat e nates” dhe “Endrrat e dites”. Ne secilen prej tyre ai ka regjistruar hadithe qe vertetojne se Profeti (alejhis-salatu ues-selam) ka pare endrra te verteta naten dhe diten.

Gjate komentit te ketij libri, imam Ibn Haxheri shtron pyetjen: “A eshte e barabarte endrra e pare naten me vegimin e pare diten, apo jane te ndryshme?

A ndikon koha ne ndrvshimin ndermjet tyre?”. Ne lidhje me kete ceshtje, dijetari Ibn Sirini ka thene qe vegimet e dites jane njelloj si endrrat e nates. “Fet’hul Bari”,

Ndersa hadithi: “Endrra me e vertete eshte ajo qe shihet para agimit” te cilin e perdorin ata qe thone se endrrat e nates jane me te mira, nuk eshte i besueshem, keshtu qe nuk mund te perdoret si deshmi.Hadithin e ka konsideruar te dobet Shejh Albani, si dhe Shuaib gjate verifikiniit qe i ka here “Musnedit” te imam Ahmedit, V. 18 f

Shkeputur nga libri “Endrrat”
Autor Abdullah el Busaidi
©xhamiambret.com

Read Previous

Kush eshte me e mire dituria apo pasuria?

Read Next

Cfare i ndodh atij njeriu qe merret me te metat e njerezve