3 këshillat e vecanta të shejh Albanit (Zoti e meshiroftë)

0
810

Këshilla e sheikh Albanit, drejtuar sheikh Salih ibën Taha Abdulvahid ( ebu Islam) -Allahu i mëshiroftë që të dy-!

Thotë; sheikh ebu Islam “ Salih Taha” , Allahu e mëshiroftë; një ditë prej ditesh, fala sabahun në xhamin time, pastaj shkova tek shtëpia e sheikh Albanit -Allahu e mëshiroftë- si zakonisht e gjeta në librarin e tij, pasiqë përfundoi përgjigjejet e pyetjeve të mia i thash;

O sheikh po dua një këshill nga ti që do jetë e vecant për mua?

Më tha; Po të këshillojë me atë që kam këshilluar veten, duke e kushtëzuar me tri gjëra;

E para; Që të veprojë me atë dije që kam sipas mundësive të mia.

E dyta; Të mos shikojë( vrojtojë) çfar ka në duart e të tjerëve.

E treta; Të mos flas ndonjë fjalë e neser të detyrohem të kërkojë falje për të!…

Unejs Murati-Daku