Enes ibn Maliku, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë:
” Duaja më e shpeshtë e Profetit, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të, ishte:
” O Allah, Zoti ynë i cili përkujdesesh për të gjitha krijesat!
Na jep te mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na mbro nga denimi i zjarrit!
Sahihul Buhari, 6389.
۞۞۞
I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të, ka thënë:
“Me të vërtetë Allahu i Madhëruar e shtrin Dorën e Tij gjatë natës që të pendohet ai që ka bërë mëkat gjatë ditës,dhe e shtrin Dorën e Tij gjatë ditës që të pendohet ai që ka bërë mëkat gjatë natës.
Kjo vazhdon derisa të lindë dielli nga perëndimi”.
Transmeton Muslimi 2759
۞۞۞
Profeti, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të, ka thënë:
“Njeriu është në fenë e shokut të tij (bëhet si shoku i tij në nivel fetar).
Prandaj kini kujdes se me kë shoqëroheni.”
Trasmeton Tirmidhiu.
۞۞۞