Prej Enesit -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- se pejgamberi -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij- ka thënë:
“Tri gjëra të shpëtojnë:
Frika ndaj Allahut në fshehtësi dhe në publik, të jesh i drejtë si kur je i kënaqur ashtu dhe kur je i zemëruar dhe qëllimi yt i vetëm të jetë Allahu, si në varfëri ashtu dhe në bollëk.
Ndërsa tri gjëra të shkatërrojnë:
Ndjekja e epshit, kopracia dhe vetpëlqimi”.
📚 Transmeton Ebu Shejkh në Et Teubijkh dhe Tabarani në El Eusat, ndërsa imam Albani
-Allahu i mëshiroftë- e ka bërë HASEN (të mirë) në Sahihul Xhamius Sagijr.
Brulind Callari