3 çështje që duhet ti mësoni dhe ti praktikoni

0
1944

Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Uehab -rahimehullah- ka thënë:

Ti duhet të dish – Allahu të mëshiroftë – se është e detyrueshme për çdo burrë dhe grua muslimanë që të kenë njohuri lidhur me tri çështjet e mëposhtme dhe që të veprojnë sipas tyre:

Së pari: Allahu na ka krijuar, na ka furnizuar dhe Ai nuk na ka lënë pa qëllime. Ai na ka dërguar një të dërguar; ai që i bindet atij  do të hyjë në xhenet, dhe ai që e kundërshton atë ﷺ do të hyjë në zjarr. Argument për këtë janë fjalët e Allahut -te ala-:

 إِنَّا أَرْسَلْنَا إِلَيْكُمْ رَسُولًا شَاهِدًا عَلَيْكُمْ كَمَا أَرْسَلْنَا إِلَى فِرْعَوْنَ رَسُولًا فَعَصَى فِرْعَوْنُ الرَّسُولَ فَأَخَذْنَاهُ أَخْذًا وَبِيلًا

 “Ne dërguam te ju të dërguar që dëshmon kundër jush ashtu siç patëm dërguar edhe te Faraoni të dërguar. E Faraoni e kundërshtoi të dërguarin, andaj Ne i dhamë atij një dënim të rëndë.” El-Muzzemmil, 73:15-16

E dyta: Allahu nuk pranon që dikush tjetër të adhurohet karshi Tij; as engjëll i afërt apo një profet i dërguar. Argument për këtë janë fjalët e Tij -te ala-:

وَأَنَّ الْمَسَاجِدَ لِلَّهِ فَلَا تَدْعُوا مَعَ اللَّهِ أَحَدًا

 “Dhe vërtet që xhamitë janë për Allahun (të Vetëm), kështu që mos lutni askënd tjetër karshi Allahut!” El-Xhin, 72:18

E treta: Ai që i bindet të dërguarit dhe e adhuron vetëm Allahun, nuk i lejohet të kërkojë miqësi me ata që e kundërshtojnë Allahun dhe të dërguarit e Tij ﷺ edhe nëse ata janë më të afërmit e tij. Argument për këtë janë fjalët e Tij -te ala-:

لَا تَجِدُ قَوْمًا يُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ يُوَادُّونَ مَنْ حَادَّ اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَلَوْ كَانُوا آبَاءهُمْ أَوْ أَبْنَاءهُمْ أَوْ إِخْوَانَهُمْ أَوْ عَشِيرَتَهُمْ أُوْلَئِكَ كَتَبَ فِي قُلُوبِهِمُ الْإِيمَانَ وَأَيَّدَهُم بِرُوحٍ مِّنْهُ وَيُدْخِلُهُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِن تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُوا عَنْهُ أُوْلَئِكَ حِزْبُ اللَّهِ أَلَا إِنَّ حِزْبَ اللَّهِ هُمُ الْمُفْلِحُونَ

 “Nuk gjen popull i cili beson në Allahun dhe në ditën e fundit, të bëjë miqësi me ata që i kundërvihen Allahut dhe të dërguarit të Tij edhe sikur ata të jenë baballarët e tyre, apo bijtë e tyre, apo vëllezërit e tyre, apo të afërmit e tyre. Ata janë që në zemrat e tyre (Allahu) ka skalitur besimin dhe i ka forcuar me shpirt (dritë, udhëzim të vërtetë) nga Vetë Ai. Dhe ata do t’i shpjerë në xhenete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jenë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të. Ata janë pala e Allahut. Vërtet! Është pala e Allahut që do të jenë ngadhënjyesit.” El-Muxhadilah, 58:22

Shpjegimi

Këto tri çështje janë ndër çështjet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me teuhidin dhe të drejtat e Allahut -subhanehu ue te ala-.

Allahu i ka krijuar krijesat që ata ta adhurojnë Atë. Ai nuk i ka krijuar ata paqëllim dhe pakuptim. Ai i ka krijuar ata për një shkak dhe urtësi madhështore. Aty është lumturia e tyre. Aty është shpëtimi i tyre. Kjo është pikërisht se ata duhet ta adhurojnë vetëm Allahun.

Allahu -te ala- ka thënë:

وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ

”Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” Edh-Dharijat, 51:56

Ai i obligoi me këtë adhurim kur Ai tha:

يَا أَيُّهَا النَّاسُ اعْبُدُواْ رَبَّكُمُ

”O njerëz! Adhurojeni Zotin tuaj.” El-Bekare, 2:21

وَقَضَى رَبُّكَ أَلاَّ تَعْبُدُواْ إِلاَّ إِيَّاهُ

”Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni askënd e asgjë veç Atij.” El-Isra, 17:23

وَاعْبُدُواْ اللّهَ وَلاَ تُشْرِكُواْ بِهِ شَيْئًا

”Adhurojeni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim).” En-Nisa, 4:36

فَاعْبُدِ اللَّهَ مُخْلِصًا لَّهُ الدِّينَ

”Andaj adhuroje Allahun me sinqeritet dhe përkushtim vetëm për Të. Ez-Zumer 39:2

وَمَا أُمِرُوا إِلَّا لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ

”E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij. El-Bejjineh 98:5

Allahu i ka urdhëruar ata në shumë ajete që ta adhurojnë vetëm Atë. Ai duhet të veçohet me adhurim duke përfshirë lutjen (ed-du’aa), frikën (el-khauf), shpresën (er-rraxhaa), mbështetjen (et-teuekkul), dëshirën dhe përmallimin (er-rragbeh), tmerrin (er-rrahbeh), namazin (es-salatu), agjërimin (es-saum), si dhe lloje të tjera të adhurimit. Allahu -xhela ue ala- është i Cili ka të drejtë të adhurohet dhe askush tjetër. Në adhurim hyjnë edhe kryerja e urdhëresave dhe largimi nga ndalesat. Të veprosh atë që Allahu dhe i dërguari i Tij ﷺ kanë urdhëruar është adhurim. Të përmbajturit nga ajo që Allahu dhe i dërguari i Tij ﷺ kanë ndaluar është adhurim. Ky është Islami. Kjo është feja. Ky është besimi. Ky është udhëzimi.

Mos u përkul në ruku për dikë tjetër përveç Allahut. Mos ther kurban për dikë tjetër përveç Allahut. Mos lut askënd tjetër pos Allahut. Mos u mbështet në dikë tjetër përveç Allahut, dhe kështu me radhë.

Megjithatë, nuk është adhurim t’i kërkosh një njeriu të pranishëm dhe të aftë ndihmë. Allahu -subhaneh- i tha Musait ﷺ:

فَاسْتَغَاثَهُ الَّذِي مِن شِيعَتِهِ عَلَى الَّذِي مِنْ عَدُوِّهِ

“Njeriu i palës së tij i kërkoi ndihmë kundër armikut.” El-Kasas 28:15

Por Musai ﷺ mundi t’i ndihmojë atij.

Ndërsa është shirk i madh që t’i lutesh një të vdekuri, një njeriu që mungon, që nuk të dëgjon, apo një statuje, një xhini, një peme ose të ngjashme dhe ky është shirku i idhujtarëve. Allahu -te ala- ka thënë se Llukmani tha në lidhje me këtë:

يَا بُنَيَّ لَا تُشْرِكْ بِاللَّهِ إِنَّ الشِّرْكَ لَظُلْمٌ عَظِيمٌ

“O biri im! Mos i shoqëro Allahut asgjë (në adhurim) sepse idhujtaria është padrejtësia më e madhe.” Llukman, 31:13

وَلَوْ أَشْرَكُواْ لَحَبِطَ عَنْهُم مَّا كَانُواْ يَعْمَلُونَ

 “E sikur t’i bënin ortak Allahut kishte për t’iu shkuar huq ajo që kanë vepruar. En-Aam, 6:88

إِنَّ اللّهَ لاَ يَغْفِرُ أَن يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَلِكَ لِمَن يَشَاء

“Pa dyshim se Allahu nuk fal t’i bëhet Atij ortak dhe përveç këtij (mëkati) fal kë të dojë. Ai që i bën ortak Allahut ka trilluar një mëkat të madh.” En-Nisa, 4:48

وَلَقَدْ أُوحِيَ إِلَيْكَ وَإِلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكَ لَئِنْ أَشْرَكْتَ لَيَحْبَطَنَّ عَمَلُكَ وَلَتَكُونَنَّ مِنَ الْخَاسِرِينَ

“Me të vërtetë, të është shpallur, e edhe atyre para teje: “Nëse i bën ortak (Allahut), veprat tuaja do të asgjësohen dhe ti do të jesh prej të humburve. Ez-Zumer, 39:65

Pra, Allahu na krijoi dhe na furnizoi dhe nuk na ka lënë të jetojmë të braktisur, por na urdhëroi që ta veçojmë Atë, t’i bindemi dhe t’i lëmë mëkatet dhe mosbindjen ndaj Tij.

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Sherh Thalathat-il-Usul, fq. 13-15