Kur fillon ditën tënde me namaz dhe lutje.
Kur fillon ditën tënde me buzëqeshje të sinqertë.
Kur u jep selam gjithë atyre që i takon.
Kur i trajton të tjerët me respekt të madh.
Kur mëson se fjala që thua është argument për ty apo kundër teje.
Kur mëson se shansi nuk përsëritet edhe njëherë dhe e shfrytëzon në maksimum.
Kur jep mendimin e saktë atëherë kur kërkohet nga ti.
Kur kujdesesh për pamjen tënde pa e tepruar dhe pa i nënçmuar të tjerët.
Kur nuk nxiton të gjykosh për të tjerët në bazë të asaj që dëgjon për dikë.
Kur respekton përparësinë dhe rregullat e komunikacionit.
Kur shpejton të pyesësh për shokët që të mungojnë.
Kur nuk heziton t’i ndihmosh të tjerët në gëzimet dhe pikëllimet e tyre.
Kur dashuron dhe nuk urren.