11 miresite e muajit te Ramazanit

0
215
FILE - In this Sunday, May 5, 2019 file photo, people buy dates, a favorite food for Muslims' fasting month of Ramadan, at a wholesale market in Karachi. Muslims across the world will be observing Ramadan, when they refrain from eating, drinking and smoking from dawn to dusk. Muslims traditionally break their fast like the Prophet Muhammad did some 1,400 years ago, with a sip of water and some dates at sunset. (AP Photo/Fareed Khan, File)

VLERAT DHE MIRËSITË E MUAJIT TË RAMAZANIT

Muaji i Ramazanit ka vlera dhe mirësi të mëdha ndër të cilat janë:

1- Në muajin e Ramazanit është shpallur Kurani Famëlartë.

Allahu i Madhëruar në Suren El Bekareh ajeti:185 ‘’Muaji i Ramazanit është muaji në të cilin u shpall Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra)’’

Allahu i Madhëruar e ka dalluar muajin e Ramazanit në mesin e gjithë muajve të tjerë duke e përzgjedhur atë për të shpallur në të Kuranin e Madhërueshëm. Shpallja e tij nisi në natën e Kadrit e cila gjendet në dhjetë netëshin e fundit të Ramazanit. Në suren El Kadr thuhet: ‘’Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit’’ (El Kadr:1)

 

2- Edhe librat e mëparshëm hyjnor janë shpallur pikërisht në këtë muaj.

Sipas një transmetimi tjetër (mbi saktësinë e të cilit ka diskutim) edhe librat e mëparshëm hyjnor janë shpallur pikërisht në këtë muaj:  ‘’Broshurat e Ibrahimit (Paqja e Zotit qoftë mbi të) u shpallën në natën e parë të Ramazanit. Teurati u shpall në natën e gjashtë të Ramazanit. Ungjilli u shpall në natën e trembëdhjetë të Ramazanit. Ndërsa Kurani u shpall në natën e katërmbëdhjetë të Ramazanit. (Musnedi i Imam Ahmedit: 16984. Albani e ka konsideruar të mirë ndërsa Shuajbi të dobët)

 

3- Në Ramazan hapen dyert e Xhenetit.

4- Mbyllen dyert e Xhehenemit.

5- Lidhen rebelët e xhindëve.

6- Një engjëll thërret: O kërkues i së mirës përkushtohu! O kërkues i së keqes frenohu!

7- Në ç’do natë të tijën Allahu liron njerëz nga zjarri.

Këto gjëra janë të përmendura në hadithin e Ebu Hurejres (Allahu qoftë i kënaqur me të) ku Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: Kur hyn nata e parë e Ramazanit shejtanët dhe xhindët rebelë lidhen. Ndërkaq dyert e Xhehenemit mbyllen, asnjë nga ato nuk hapet, dhe dyert e Xhenetit hapen, asnjë nga ato nuk mbyllet. Një thirrës thërret: O kërkues i së mirës përkushtohu! O kërkues i së keqes frenohu! Në ç’do natë të tijën Allahu liron njerëz nga Zjarri. (Tirmidhiu:682)

8-Në të gjendet një natë e cila është më e mirë se njëmijë muaj.

Bëhet fjalë për natën e Kadrit e cila siç cilësohet në suren El Kadr ajeti i tretë është më e mirë se një mijë muaj.

Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: Në të gjendet një natë e cila është më e mirë se njëmijë muaj. Ai njeri i cili privohet nga mirësia e kësaj nate është privuar nga të gjitha mirësitë.(Ibën Maxheh: 1644)

 

9- Muaji Ramazanit është muaji në të cilin pranohen lutjet:

Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: Padyshim, Allahu liron nga Zjarri çdo ditë e çdo natë, çdo njëri prej tyre ka një lutje që i pranohet.(Musnedi i Imam Ahmedit: 7450)

 

10- Muaji i Ramazanit është muaji i kalitjes së durimit:

Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: Agjërimi i muajit të durimit (Ramazanit) dhe tri ditë në çdo muaj, eliminojnë mllefin e kraharorit. ( Musnedi i Imam Ahmedit:3070 dhe Bezzari:1057)

 

11- Muaji i faljes së mëkateve:

Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të) Ka thënë: Namazet e pesta si dhe xhumaja deri te xhumaja tjetër si dhe Ramazani deri te Ramazani tjetër shlyejnë mëkatet e bëra ndërmjet tyre, nëse janë evituar mëkatet e mëdha.(Muslimi:233)

Poashtu Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të)  ka thënë: Ai që agjëron Ramazanin me besim dhe me shpresë i falen mëkatet e kaluara.(Buhari:38)

 

Përktheu Rexhep Milaqi

111