11 llojet e njerëzve që nuk do të kenë frikë (në momentin e ndarrjes nga kjo botë)

0
1263

🌾 Kush janë ata të cilët nuk do të kenë frikë dhe nuk do të dëshpërohen, as do brengosen dhe as do pikëllohen?
🍁 A jemi ne prej tyre?
🌿 Si të jemi prej atyre të cilët nuk do të kenë frikë dhe nuk do të dëshpërohen?
📌 Lexoji dhe medito!

☘ 11 llojet e njerëzve që nuk do të kenë frikë (në momentin e ndarrjes nga kjo botë) dhe nuk do të pikëllohen (në botën tjetër):
﴿ فَمَن تَبِعَ هُدايَ فَلا خَوفٌ عَلَيهِم وَلا هُم يَحزَنونَ ﴾

✅ 1- “E kush e ndjek Udhëzimin Tim, ata nuk do të kenë frikë dhe nuk do të pikëllohen”.
📖 Surja El-Bekare, ajeti 38.
﴿ مَن آمَنَ بِاللَّهِ وَاليَومِ الآخِرِ وَعَمِلَ صالِحًا فَلَهُم أَجرُهُم
عِندَ رَبِّهِم وَلا خَوفٌ عَلَيهِم وَلا هُم يَحزَنونَ ﴾

✅ 2- “… kushdo që beson Allahun dhe jetën tjetër, dhe bën vepra të mira, do të shpërblehen nga Zoti i tyre; ata nuk do të kenë pse të frikësohen apo të pikëllohen!”
📖 Surja El-Bekare, ajeti 62.
﴿ مَن أَسلَمَ وَجهَهُ لِلَّهِ وَهُوَ مُحسِنٌ فَلَهُ أَجرُهُ عِندَ رَبِّهِ
وَلا خَوفٌ عَلَيهِم وَلا هُم يَحزَنونَ ﴾

✅ 3- “…kush ia nënshtron fytyrën Allahut dhe bën vepra të mira, do ta ketë shpërblimin te Zoti i tij, ata nuk do të frikësohen e as do të pikëllohen.
📖 Surja El-Bekare, ajeti 112.
﴿ الَّذينَ يُنفِقونَ أَموالَهُم في سَبيلِ اللَّهِ ثُمَّ لا يُتبِعونَ ما أَنفَقوا مَنًّا وَلا أَذًى لَهُم أَجرُهُم عِندَ رَبِّهِم وَلا خَوفٌ عَلَيهِم وَلا هُم يَحزَنونَ ﴾

✅ 4- “Ata që shpenzojnë pasurinë e vet në Rrugë të Allahut, pa e përcjellë atë me përgojim apo fyerje, do të kenë shpërblim te Zoti i tyre dhe nuk do të kenë pse të frikësohen apo të pikëllohen”.
📖 Surja El-Bekare, ajeti 262.
﴿ الَّذينَ يُنفِقونَ أَموالَهُم بِاللَّيلِ وَالنَّهارِ سِرًّا وَعَلانِيَةً فَلَهُم
أَجرُهُم عِندَ رَبِّهِم وَلا خَوفٌ عَلَيهِم وَلا هُم يَحزَنونَ }

✅ 5- “Ata që japin nga pasuria e tyre natën dhe ditën, fshehurazi dhe haptazi, do të kenë shpërblim te Zoti i tyre; ata nuk do të kenë pse të frikësohen apo të pikëllohen”.
📖 Surja El-Bekare, ajeti 274.
﴿ إِنَّ الَّذينَ آمَنوا وَعَمِلُوا الصّالِحاتِ وَأَقامُوا الصَّلاةَ وَآتَوُا
الزَّكاةَ لَهُم أَجرُهُم عِندَ رَبِّهِم وَلا خَوفٌ عَلَيهِم وَلا هُم يَحزَنونَ ﴾

✅ 6- “Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, falin namazin dhe japin zeqatin, do të kenë shpërblim te Zoti i tyre dhe nuk do të kenë pse të frikësohen apo të pikëllohen”.
📖 Surja El-Bekare, ajeti 277.
﴿ وَلا تَحسَبَنَّ الَّذينَ قُتِلوا في سَبيلِ اللَّهِ أَمواتًا بَل أَحياءٌ
عِندَ رَبِّهِم يُرزَقونَ ، فَرِحينَ بِما آتاهُمُ اللَّهُ مِن فَضلِهِ
وَيَستَبشِرونَ بِالَّذينَ لَم يَلحَقوا بِهِم مِن خَلفِهِم أَلّا خَوفٌ عَلَيهِم وَلا هُم يَحزَنونَ }

✅ 7- “Kurrsesi mos i quani të vdekur ata që janë vrarë në rrugën e Allahut. Jo, janë të gjallë, duke u ushqyer te Zoti i tyre. Janë të gëzuar për çfarë u ka dhënë Allahu nga dhuntitë e Tij dhe gëzohen edhe për ata që ende nuk u janë bashkuar e që kanë ngelur pas tyre (dhe ende nuk kanë rënë martirë), sepse nuk do të frikësohen (për çfarë i pret) dhe nuk do të pikëllohen (për çfarë kanë lënë pas)”.
📖 Surja Ali Imran, ajeti 169-170.
﴿ فَمَن آمَنَ وَأَصلَحَ فَلا خَوفٌ عَلَيهِم وَلا هُم يَحزَنونَ ﴾

✅ 8- “… Pra kushdo që beson dhe u përmirësua, nuk do të frikësohet e as nuk do të pikëllohet”.
📖 Surja El-En’am, ajeti 48.
﴿ فَمَنِ اتَّقى وَأَصلَحَ فَلا خَوفٌ عَلَيهِم وَلا هُم يَحزَنونَ ﴾

✅ 9- “… atëherë ata që ruhen nga të këqijat dhe përmirësohen, nuk do të frikësohen e as do të pikëllohen”.
📖 Surja El-A’raf, ajeti 35.
﴿ أَلا إِنَّ أَولِياءَ اللَّهِ لا خَوفٌ عَلَيهِم وَلا هُم يَحزَنونَ ﴾

✅ 10- “Pa dyshim, miqtë e Allahut nuk do të kenë arsye për t’u frikësuar dhe as për t’u pikëlluar”.
📖 Surja Junus, ajeti 62.
﴿ إِنَّ الَّذينَ قالوا رَبُّنَا اللَّهُ ثُمَّ استَقاموا فَلا خَوفٌ عَلَيهِم وَلا هُم يَحزَنونَ ﴾

✅ 11- “Me të vërtetë, ata që thonë: “Zoti ynë është Allahu!” dhe pastaj qëndrojnë të palëkundur në rrugën e drejtë, nuk do të kenë arsye për t’u frikësuar e as për t’u pikëlluar”.
📖 Surja El-Ahkaf, ajeti 13.
👉 A i njohe se kush janë ata 11 lloje njerëzish të cilët nuk kanë për t’u frikësuar dhe as për t’u pikëlluar?

Anis Agovi