11 keshilla nga zemra per ju

0
518

Këshilla nga zemra për ty, o i/e mirë!

1.Ji i sinqertë me veten tënde. Mos u mëso ta mashtrosh atë. Do të vijë një kohë që ti do t’i besosh gënjeshtrave të tua më shumë se të tjerët, andaj hapi sytë me kohë!

2.Kujdesu për të brendshmen tënde; le të mos ketë dallim mes asaj dhe të jashtmes tënde!

3.Bëhu i saktë, edhe nëse nuk e çmon askush saktësinë. Bëhu i drejtë, edhe nëse të quajnë për budalla!

4.Kujdesu për shpirtin, mendjen dhe trupin tënd; adhuroje Zotin, kërkoje dijen dhe jeto shëndetshëm!

5.Bëhu i durueshëm, edhe kur mendon se ka ardhur fundi. Bëhu optimist, edhe nëse mendon se ka vdekur shpresa. Ji me mendim të mirë për Zotin, Atë do ta gjesh kudo!

6.Sillu mirë me njerëzit, jo për shkak se ata e meritojnë, por se ky është virtyt i fisnikëve!

7.Injoroji idiotët! Ata nuk kanë punë tjetër përveç të qënit pengesa jote drejt suksesit!

8.Mos e ndrysho asnjëherë personalitetin tënd, por ndryshoje metodën e qasjes nga njeriu në njeri!

9.Mos harro se çdo mirësi vjen vetëm nga Zoti Fuqiplotë, dhe mos harro se ky Zot të detyroi që të vraposh për këto mirësi.

10.Nëse nuk e ke nisur mirë, angazhohu që ta mbarosh mirë. Nëse ke vepruar shumë gabime, vepro edhe më shumë vepra të mira.

11.Ji përherë vetja jote dhe asnjëherë mos u shtir për njerëzit. Çdoherë do të ketë nga ata që të duan dhe ata që të urrejnë, mos ndrysho për asnjërën palë. Ji ai që je, do të të respektojnë edhe ata që të urrejnë, ndërsa ata që të duan, do ta shtojnë dashurinë edhe më shumë!

Liridon H. Tërstena