10 veprat qe ju demtojne muajin e Ramazanit

1.Televizioni:

Ky është vjedhës i rrezikshëm. Në të ka emisione, programe dhe seriale që ta prishin agjërimin apo t’i pakësojnë shpërblimet!

2. Tregjet dhe shitoret:

Ky është vjedhës i rrezikshëm, i vjedh të hollat dhe pasuritë pa hesap. Para se të zbresësh në treg, përcaktoje qëllimin e shkuarjes tënde që të mos biesh në kurthet e këtij vjedhësi të shkathët!

3. Pagjumësia:

Vjedhës i kohës më të shtrenjtë. Ky vjedhës ia vjedh robit namazin e natës në pjesën e tretë të natës, e privon nga pendimi dhe nga të kërkuarit falje.

4. Kuzhina:

Ky është vjedhës që ti ia kushton një kohë të gjatë duke përgatitur ushqime të llojllojshme. Kohën që e harxhon në kuzhinë, investoje diku tjetër si në istigfar (kërkimfalje), lexim të Kuranit, adhurime vullnetare, etj. Me humbjen e kohës në përgatitjen e ushqime të ndryshme, e kënaq vetëm barkun dhe nuk përfiton ndonjë dobi tjetër.

5. Telefoni dhe celulari:

Ka prej atyre që tanë ditën rrinë nëpër telefona e celularë, nuk lënë të gjallë e të vdekur pa mos ua cenuar nderin e tyre, me përgojime, e me bartje të fjalëve, gënjeshtra, me përhapje të metave dhe të fshehtësive.

6. Koprracia:

Lëmosha të mbron nga zjarri, ndërsa ajo më e mira është e Ramazanit. Andaj mundohu që të japish lëmoshë fshehurazi dhe haptazi.

7. Tubimet ku nuk përmendet Allahu:

Ky vjedhës të sjell humbjen dhe dëshpërimin në Ditën e Kiametit. I dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, thotë: “Kush ulet në një vend dhe nuk e përmend Allahun, ajo tek Allahu është humbje kohe dhe për këtë do të pendohet”.

8. Mosrespektimi i prindërve:

Ky vjedhës nuk mëshiron fare dhe nga rezultatet më të rrezikshme të tij është mospranimi i lutjes.

9. Përgojimi, bartja e fjalëve dhe gënjeshtra:

Ky vjedhës i djeg shpërblimet e agjërimit, sikur njeriu të mos kishte agjëruar fare. I dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të të, thotë: “Kush nuk e lë gënjeshtrën dhe të vepruarit me të, Allahu nuk ka nevojë nga ai person që ta lërë ushqimin dhe pijen e tij”.

10. Rrjetet sociale dhe interneti:

Ky është vjedhësi më i madh! Nëse nuk e përdor për vepra të mira dhe mirësi, atëherë ai do të angazhon me vepra të liga dhe ligësi. Pra, mundohu që ta shfrytëzosh në mirësi dhe përhapjen e saj, në përhapjen e fesë dhe moralit!

Nga arabishtja: I. JAHIU

Read Previous

9 keshilla si te falesh namazin e Teravive

Read Next

8 veprat qe ju prishin agjerimin.