10 urtesi dhe keshilla te arta

1 Atij që nuk i bëjnë sytë dobi, as veshët nuk i bëjnë dobi.

2 Ndërmjet Allahut dhe njeriut ka një perde dhe po ashtu edhe ndërmjet njeriut dhe njerëzve të tjerë ka një tjetër perde. Ai që gris perden që ka ndërmjet tij dhe Zotit, edhe Zoti do t’i grisë atij perden që ka ndërmjet tij dhe njerëzve.

3 Njeriu ka një Zot të Cilin do ta takojë dhe një shtëpi në të cilën do të banojë, ndaj duhet që ai të kënaqë Zotin e tij para se ta takojë dhe të ndërtojë shtëpinë e tij para se të banojë.

4 Humbja e kohës është më e shtrenjtë sesa vdekja, sepse humbja e kohës të largon nga Allahu dhe bota tjetër, e ndërsa vdekja të largon nga kjo botë dhe njerëzit e saj.

5 Dynjaja, që nga fillimi e deri në fund të saj nuk kushton as edhe sa një orë siklet; e si i bëhet halli një sikleti të përjetshëm?!

6 Diçka e dashur sot nesër bëhet e urryer dhe diçka e papëlqyer sot nesër bëhet e dashur.

7 Fitimi më i madh në këtë botë është ta preokuposh veten në çdo kohë me atë çka është më parësore dhe më e dobishme për ty në botën tjetër.

8 Si mund të jetë i mençur një njeri i cili e ka shitur Xhenetin dhe çfarë ka në të për një orë të vetme kënaqësie të kësaj bote?!

9 Ai që e njeh mirë Zotin largohet prej kësaj bote i pangopur nga dy gjëra: nga e qara për shpirtin e tij dhe nga lavdërimi për Zotin.

10 Kur ke frikë një krijesë, jeta me të të bëhet e padurueshme derisa të ndahesh, ndërsa kur ke frikë Zotin, prania e Tij të qetëson dhe afrimi me Të bëhet i dashur.

Ibën Kajim El Xheuzije

Read Previous

Dy gëzimet e agjëruesit ne muajin e Ramazanit

Read Next

7 keshilla nga Ibn Kajim el Xheuzije