10 shkaqet qe ju dobesojne besimin tuaj

0
526

Besimi i dobët është bërë fenomen i përhapur tek muslimanët, shumë prej njerëzve ankohen nga ngurtësia e zemrës. Thonë: “Ndjej ngrurtësi në zemrën time” “Nuk gjej kënaqësi në ibadet” “Po ndjej se imani im dobësohet” “Nuk ndikohem nga leximi i Kuranit” “Shumë lehtë bie në mëkate” tek shumica gjurmët e sëmundjes janë të dukshme, e kjo sëmundje është themeli i çdo fatkeqësie dhe shkak i çdo mangësie e belaje.

Tema e zemrës është një temë e ndjeshme dhe e rëndësishme. Zemra në gjuhën arabe është quajtur “kalb” për arsyen se rrotullohet shpejtë. I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Me të vërtetë zemra “el Kalbu” rrjedh nga “tekalubihi” rrotullimi, shembulli i zemrës është sikurse shembulli i pendës së varur në trungun e një druri që e bartë era shpinas e barkas.” E transmeton Ahmedi.

Allahu i Madhëruar është rrotullues i zemrave dhe udhëheqës i tyre, ashtu siç përcjell Abdullah ibn Amr ibn As se ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selem, duke thënë: “Gjithë zemrat e bijve të Ademit, janë mes dy gishtave prej gishtave të Mëshiruesit, i rrotullon si do.” Pastaj tha: “O Allah, rrotullues i zemrave më lëviz zemrën time kah adhurimi ndaj Teje.” E transmeton Muslimi.

Se Allahu “Allahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij .” se nuk mund të shpëton ditën e Gjykimit “Vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë” dhe se kërcënimi për “ata që nga zemërfortësia e tyre nuk përmendin Allahun” dhe se premtimi i xhenetit “Për secilin që i është frikësuar Zotit pa e parë dhe ka qenë i kthyer te Ai me zemër të sinqertë”

Besimtari duhet që ta ndien zemrën e tij dhe të mëson sëmundjen që e ka, shkakun e sëmundjes, të fillon me shërim, çështja është shumë e madhe dhe e rrezikshme, Allahu na e ka tërhequr vërejtjen nga zemra e ngurtë, e mbyllur, e sëmurë, e verbër, e shkujdesur, e përmbysur, e vulosur.

Në vazhdim do të mundohemi ti njohim fenomenet e sëmundjes së besimit të dobët, shkaqet de metodat e shërimit. E lus Allahun të më bën dobi mua me këtë punim dhe vëllezërve të mi musliman, të shpërblen me shpërblimin më të madh atë që merr pjesë në publikimin e saj, Allahun e Lartmadhëruar e lusim të na i zbut zemrat, të na udhëzon, ai është Zoti ynë, na mjafton ai, mbrojtësi më i mirë.

Një: Simptomat e besimit të dobët

Sëmundja e besimit të dobët ka simptome dhe fenomene të shumta, prej tyre:

1- Rënia në gjynahe dhe veprimi i ndalesave: ka prej gjynahqarëve që vepron gjynahe në vazhdimësi, e prej tyre që vepron disa lloje të gjynaheve, rënia e shpeshtë në gjynahe sjell që ky veprim të bëhet i lehtë e pastaj largohet shëmtueshmëria nga zemra dalëngadalë saqë bie në gjynahe haptazi, që bën pjesë në hadithin “Secili prej Umetit tim është i falur pos atyre që bëjnë mëkate haptazi, prej tyre që natën vepron një mëkat e kur zgjohet pasi Allahu ia kishte mbuluar, thotë: O filan, natën e kaluar kam bërë kështu e kështu. Ka fjetur e Zoti ia kishte mbuluar, e ai zgjohet dhe e largon mbulesën e Allahut prej tij.” E transmeton Buhariu.

2- Ndjenja e ngurtësisë dhe vrazhdësisë së zemrës: saqë njeriu ndien se zemra e tij është shndërruar në gurë i fortë, nuk buron asgjë nga ajo, e as që ndikohet. Allahu i Madhëruar thotë: “zemrat tuaja u bënë pas asaj të forta si guri, e edhe më të forta.” Bekare, 74.

Personi me zemër të ngurtë nuk ndikon tek ai këshilla e vdekjes, as shikimi i të vdekurve, apo xhenazeve, ndoshta ka bartë xhenaze vetë e i ka mbuluar me dhe, mirëpo ecja e tij mes varreve sikurse ecja mes gurëve.

3-Nuk i përsos adhurimet e tij: siç është hutimi gjatë namazit, leximit të Kuranit, lutjeve etj. Mos meditimi dhe përkujtimi i kuptimeve të dhikrit, i lexon ato në formë të monotonisë së mërzitshme, kjo nëse e di përmendësh, nëse ka nevojë të lutet me ndonjë lutje të caktuar në kohë të caktuar që është sunet, atij nuk i kujtohet, Allahu i Madhëruar “Nuk pranon lutjen nga zemra e pavëmendshmit i shkujdesur.” Transmeton Tirmidhiu.

4- Përtacia gjatë adhurimeve, lërja e adhurimeve, e nëse i praktikon ato janë lëvizje boshe pa shpirt, Allahu i Madhëruar i ka përshkruar dyfytyrëshat duke thënë: “Ata edhe kur falen, falen me përtaci.” Nisa, 142. Këtu bën pjesë edhe indiferenca në kalimin e shumë rasteve të mira dhe kohërave të adhurimit gjë që aludon në pakujdesinë e personit për të arritur shpërblim, e vonon haxhin duke pasur mundësi, vonohet nga namazi me xhemat e pastaj nga namazi i xhumasë, e i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Nuk do të ndalin së vonuari nga safi i parë deri sa Allahut ti përfundon në zjarr.” E transmeton Ebu Davudi.

Nuk ndien nevojë për pendim nëse fle në namazin e obliguar, e poashtu edhe nëse i ikë suneti i rregullt apo një adhurim i përditshëm, e ai nuk ka dëshirë për të kompensuar e as të riveprojë atë që i ka kaluar, e kështu e le qëllimisht çdo vepër që është sunet apo ndonjë nga farzet me numër të mjaftueshëm, e ndoshta edhe nuk prezanton në namazin e Bajramit, e as që fal namazin e eklipsit të hënës apo diellit, nuk i jep rëndësi prezencës në xhenaze e as të fal namazin e xhenazes, nuk është i motivuar për shpërblim, i panevojshëm për të, në kundërshtim me ata që Allahu i ka përshkruar me fjalën e Tij: “Ata përpiqeshin për punë të mira, Na luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj Nesh.” Enbija, 90.

Poashtu nga përtacia në adhurime është edhe përtacia në namazin e natës, në shkuarje të hershme në xhami dhe veprat tjera vullnetare, si për shembull namazi i duhasë as që i shkon ndërmend e aq më tepër për dy reqatet e pendimit dhe namazit të istihares.

5-Mos ndikimi nga ajetet e Kuranit, as nga premtimi, as nga kërcënimi, as nga urdhërimi, as nga ndalimi, e as nga përshkrimi i Ditës së Kiametit. Njeriu me besim të dobët lodhet nga dëgjimi i Kuranit, e as që mund të vazhdon në lexim, sa herë që e hap mus’hafin mendon kur ta mbyllë.

6- Shkujdesi nga përmendja, lutja ndaj Allahut të Lartmadhëruar: Përmendja për te është e rëndë, e nëse i ngre duart për të bërë lutje së shpejti i lëshon dhe përfundon, Allahu i ka përshkruar dyfytyrëshat se “shumë pak e përmendin Allahun.”

7-Mos urrejtja nëse veprohen ndalesat ngase xhelozia në zemrën e tij është shuar dhe gjymtyrët e tij nuk funksionojnë për të ndaluar të keqen e as që urdhëron shokun e tij për të mirë, asnjëherë nuk vrenjtur fytyra e tij për Allahun, nga zemra e këtij personi i është larguar dashuria për të mirën dhe urrejtja e të keqes, i janë barazuar atij gjërat, e çfarë do ta shtynë atë të urdhëron apo të ndalon. Bile ndoshta dëgjon për veprën e keqe që po veprohet në ndonjë vend e ai është i kënaqur me të, e mëkati do ti takon edhe këtij njësoj sikur ai që e ka parë dhe e ka pëlqyer, sikurse tregon i dërguari salallahu alejhi ue selem në hadith të vërtetë: “Nëse veprohet një mëkat në një vend, kush e shikon dhe e urren është si ai që nuk është prezent, e kush nuk është prezent por është i kënaqur me të është sikur ai që ka qenë prezent.” E transmeton Ebu Davudi. Kjo është kënaqësi prej tij, që është vepër e zemrës, e trashëgon pozitën e atij që dëshmon në mëkat.

8- Dëshira për tu treguar:

-Dëshira për pozitë dhe udhëheqje, duke mos marrë parasysh përgjegjësinë dhe rrezikun, kjo është ajo nga e cila na e ka tërhequr vërejtjen i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem: “Ju do të jeni të dhënë pas udhëheqjes, e ajo do të jetë për ju pendim në ditën e Kiametit, lum për fillimin (që duket i mirë), e mjerë për përfundimin.” Thënia e tij “Lum për fillimin: ngase atëherë ka pasuri, krenari e kënaqësi, ndërsa fjala e tij “mjerë për përfundimin: ngase atëherë do të ketë vrasje, largim dhe kërkim për sundimin e tij ditën e Kiametit. E transmeton Buhariu.

Po ashtu ka thënë: “Nëse dëshironi tu tregoj se ç’është udhëheqja: fillimi i saj është qortim, mesi është pendim e fundi është dënim në ditën e Kiametit pos atij që është i drejtë.” E transmeton Taberani.

Por nëse çështja është për të zbatuar obligimin, për të bartë përgjegjësinë në ndonjë vend që nuk gjendet kush është më apostafat se sa ai, duke dhënë mundin, me këshillim dhe drejtësi, ashtu siç ka vepruar Jusufi alejhi selam, atëherë do të themi sa i mirë e sa fisnik, mirëpo çështja në shumë raste është dëshira të egra për pretendim dhe tejkalim ndaj atij që është më i mirë, mohimin e të drejtave të tjerëve dhe monopolizim në urdhërim dhe ndalesë.

-Dëshira për tu treguar në tubime, monopolizim me fjalë, obligimin e tjerëve që ta dëgjojnë dhe vendimi të jetë vetëm i atij.

-Dëshira që të ngrihen njerëzit në këmbë nëse ai hyn në një tubim, që të ngop dëshirën për kryelartësi në shpirtin e tij të sëmurë, i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush gëzohet që për te ngriten në këmbë robërit e Allahut, le të përgatit shtëpi prej zjarrit.” E transmeton Buhariu.

Këtë lloj të njerëzve i godet nervoza nëse praktikohet suneti, e fillohet nga ana e djathtë, e nëse hynë në një tubim nuk bëhet rehat pos nëse ndonjëri prej tyre ngritet për te, përkundër ndalesës së të dërguarit salallahu alejhi ue selem për këtë: “Nuk ngritet njeriu për njeriun nga vendi i tij e ai të ulet.” E transmeton Buhariu.

9- Të thotë njeriu atë që nuk e vepron, Allahu thotë: “O ju që besuat, pse po e thoni atë që nuk e punoni? Tek Allahu është shumë e urrejtur ta thoni atë që nuk e punoni!.” Saf, 2-3.

Padyshim se ky është një lloj i dyfytyrësisë, kë e kundërshton fjala veprën e tij ai është i nënçmuar tek Allahu dhe tek njerëzit, banorët e xhehenemit do të zbulojnë realitetin e atij që urdhëronte për të mirë në dynja e nuk vepronte dhe ndalonte nga e keqja e vetë e vepronte.

10- Gëzimi dhe lakmia për atë që i godet muslimanët, nga dështimet, humbje, fatkeqësi apo largim të një mirësie, ndihet i gëzuar se dhuntia është larguar dhe se ajo me të cilën dalloheshin tjerët prej tij është mënjanuar.