10 ndikimet qe kane gjynahet tek njeriu

0
3659

Thotë Allahu i Lartësuar :

Për shkak të veprave (të këqia) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të kësaj të keqeje që e bënë, ashtu që tërhiqen (nga të këqijat).
SURJA Rrum(ajeti 41)

Thotë Ibn El-Kajim رحمه الله(Allahu e mëshiroftë) :-
Nga gjynahet ka ndikime të këqija . Të dëmshme për zemren dhe trupin në këtë botë dhe në akhiret( botên tjetër) , saqë nuk e din këtë vetëm se Allahu.

🔹️Prej ndikimeve ( të gjynaheve) është :-

1. Largimi i diturisë

2. Largimi i rriskut( pasurisë)

3. Largim ( ftohje) që e gjen mëkatari në zemren e tij, midis tij dhe Allahut.

4. Veçim , izolim që ndodh midis tij dhe njerzve .

5. Vështirësimi i punëve të tij, saqë nuk ndodh që te marri hap për kryerjen e një pune ,vetëm se e gjen atë të bllokuar( nuk i hapen rrugët).

6. Errësirë( pika të zeza) që gjenden në zemren e tij , realisht.

7. I dobësohet atij zemra dhe trupi.

8. Largimi i bindjes( devotshmërisë)

9. I shkurtohet gjynafqarit jeta e tij dhe i largohet bereqeti.

10. Gjynahet kultivojnë (gjynahe)të ngjashme me to dhe shtojnë njëra tjetrën.
الجواب الكافي لمن سأل عن الدواء الشافي ص52📗

✍Përktheu :- Julian Korriku