Këshilla para se të fillosh pushimet verore
1.Lute Allahu të japë çdo gjë të hajrit në këtë pushim dhe të largon nga çdo gjë e keqe.
2.Mos e shfrytëzo pushimin tënd në atë që e hidhëron Allahu.
3.Kujdesu çdo herë në leximin e lutjeve të mëngjesit dhe mbrëmjes, ngase janë mburojë nga shumë të liga me lejen e Allahut.
4.Rikujtoje familjen tënde dhe masën e gjerë me agjërimin e ditën se hënë dhe të enjte.
5.Çdo mbrëmje mos harro namazin e natën, e çdo mëngjes namazin e duhas.
6.Mbaje gjuhen tënde të lagur me salavate ndaj Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.
7.Mundohu që teknologjinë që posedon ta shfrytëzosh në atë që e kënaq Allahun.
8.Bëja vetës një orar ditorë për leximin e Kuranit.
9.Ulu me prind sa më shumë, mundohu të futësh në zemrat e tyre lumturi dhe kënaqësi, kënaqësia e tyre është kënaqësia e Allahut.
10.Shfrytëzo çdo kohë të pushimeve tua në gjërat që e kënaq Allahut e madhëruar
Unejs Murati-Daku