Profetit alejhi selam kur ka thënë: “Kushdo që e fal namazin e sabahut me xhemat është sikur të jetë falur gjithë natën.” Shënuar nga Muslimi dhe Tirmidhiu.
Sa për të treguar seriozitetin e humbjes së këtij namazi përmendim hadithin e Profetit alejhi selam ku thotë: “Namazet më të rënda për hipokritët janë jacia dhe sabahu. Po sikur ta dinin ata se çfarë vlerë kanë ato do të vinin, edhe nëse do t’i duhej të zvarriteshin.” Shënuar nga Ahmedi.
Aspekti praktik i këtij problemi përfshin një numër hapash që ne duhet të ndërmarrim, në mënyrë që të mësohemi me faljen e sabahut rregullisht me xhemat.
1. Nijeti i sinqertë dhe vendosmëria, kur të shkojmë për të fjetur, që të ngrihemi për sabah.
2. Përkujtimi i Allahut sapo ne të zgjohemi. I Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Gjatë gjumit, shejtani lidh pas kokës së secilit prej jush tri nyje dhe i fryn me fjalët e mëposhtme çdo nyje: ‘Nata është e gjatë, kështu që fli.’ Nëse personi zgjohet dhe kujton Allahun, njëra nyjë zgjidhet. Kur ai merr abdes, zgjidhet nyja e dytë. Dhe kur fal namazin të gjitha nyjet zgjidhen dhe ai ngrihet në mëngjes i gjallë e në formë të mirë, sepse ndryshe do të ngrihej i plogësht e i zymtë.” Shënuar nga Bukhari.
3. Të flemë herët. Sipas një hadithi të saktë, Profeti alejhi selam nuk pëlqente të flinte para jacie dhe të bisedonte pas saj.
4. Bisedat që janë dekurajuese në këtë rast, siç përmendin komentatorët, janë ato biseda prej të cilave nuk përfitohet. Megjithatë, nëse janë me qëllim të mirë, siç është studimi, të flasësh me një mik, të kalosh kohën me familjen, nuk ka ndonjë gjë të keqe. Kjo nuk ka lidhje me arsyet për të cilët shumë njerëz rrinë zgjuar deri vonë në ditët e sotme dhe kryejnë gjynahe.
5. Familjarët duhet të inkurajojnë njëri-tjetrin. Po ashtu edhe ata të cilët jetojnë në një apartament.
6. Nëse njeh një mik apo një shok që, normalisht, zgjohet në kohë, kërkojini atij që t’ju telefonojë në kohën e sabahut. Unë e kam përdorur këtë metodë dhe ka rezultuar mjaft efikase.
7. Nëse e fikni zilen e telefonit, atëherë vendoseni atë pak më larg se krevati ku flini, në mënyrë që të ecni për të shkuar deri atje.
8. Përdorni një orë zgjimi e cila e ripërsërit alarmin.
9. Shmangni ngrënien e tepërt para se të shkoni në shtrat, sepse mbingrënia ju bën të flini thellë edhe rëndë.
10. Përfundimisht, devotshmëria e vërtetë ndaj Allahut është gjëja më e mirë që e motivon njeriun që të ngrihet për namaz, sepse Allahu është Ndihmuesi.