Profeti ﷺ ka thënë: ‘’Kush merr rrugën për kërkimin e dijes, Allahu ja lehtëson rrugën për në xhennet.’’ Muslimi
Profeti ﷺ ka thënë: ‘’Atij të cilit Allahu ja do të mirën, ja mundëson ta kuptojë dhe mësojë fenë.’’ Buhariu dhe Muslimi
Profeti ﷺ ka thënë: ‘’Kur vdes njeriu i ndalen shpërblimet e veprat përveç në tri raste: sadaka rrjedhëse nga e cila përfitohet vazhdimisht, dije nga e cila përfitohet, fëmijë i hajrit i cili lutet për të.’’ Muslimi
Profeti ﷺ ka thënë: ‘’Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kuranin dhe ja mëson edhe tjerëve.’’ Buhariu
Profeti ﷺ ka thënë: ‘’Ai i cili e lexon Kuranin duke e ditur përmendësh (dhe e zbaton) është me melekët e lartë të nderuar tek Allahu, të cilët janë të bindur ndaj Allahut. Ai i cili e lexon Kuranin duke u përpjekur ta mësojë përmendësh dhe ka vështirësi, ka dy shpërblime.’’ Buhariu
Profeti ﷺ ka thënë: ‘’Lexojeni Kuranin! Ai do të jetë ndërmjetësues në Ditën e Gjykimit për ata që e kanë lexuar.’’ Buhariu dhe Muslimi
Profeti ﷺ ka thënë: ‘’Shembulli i atij i cili e përmend Zotin e tij dhe shembulli i atij i cili nuk e përmend Zotin e tij është si shembulli i të gjallit me të vdekurin.’’ Buhariu dhe Muslimi
Profeti ﷺ ka thënë: ‘’Allahu i Lartësuar thotë: Unë sillem ndaj njeriut ashtu siç ai mendon për Mua. Unë jam me të kur ai më përmend Mua. Kur ai më përmend mua kur është vetëm, Unë e përmend atë me Veten time. Kur ai më përmend tek një grup njerëzish (jo në grup, por para një grupi ose në prezencën e një grupi si psh mësimdhënia në xhami) Unë e përmend atë tek të tjerë më të mirë se ata.’’ Buhariu dhe Muslimi
Profeti ﷺ ka thënë: “Jua kaluan Mufer-ridunët!” Thanë: ‘’Kush janë mufer-ridunët o i Dërguari i Allahut?’’ Tha ﷺ: ‘’Ata dhe ato të cilët e përmendin Allahun shumë.’’ Muslimi
Profeti ﷺ ka thënë: ‘’Sa herë që disa njerëz mblidhen në një shtëpi nga shtëpitë e Allahut (Xhami) dhe lexojnë e mësojnë Librin e Allahut (Kuranin), zbret tek ata qetësi, i kaplon mëshira, i mbeshtjellin melekët me krahët e tyre, i përmend Allahu tek më të nderuarit (melekët e lartë).’’ Muslimi