10 gjëra që mund t’i bëjnë shejtanët për të mashtruar njerëzit:

0
4739

Disa gjëra që mund t’i bëjnë shejtanët për të mashtruar njerëzit:

 

  • Shejtanët mund të vijnë tek adhurueset e yjeve, t’u flasin dhe t’i informojnë për disa gjëra. Idhujtarët e quajnë këtë spirualiteti i yjeve, por faktikisht ai është thjeshtë një kontakt dhe një bashkëbisedim me shejtanët.
  • Shejtanët mund t’u flasin adhuruesve të idhujve, putnave, skulpturave, statujave, duke i mashtruar se po u flasin hyjnitë e tyre. Po kështu xhindët mund t’i përgjigjen e t’i flasin edhe atij që i lutet a i kërkon ndihmë një të vdekuri ose një të papranishmi.
  • Shejtanët mund të hyjnë brenda idhujve, dhe të ashtuquajturave vende të mira, dhe mund t’u flasin adhuruesve, frekuentuesve dhe vizitorëve të tyre. Rrallëherë ndonjë njeri të prekur nga xhindi mund ta lënë të qetë për njëfarë kohe, por i kthehen përsëri. Ndonjëherë përmes shërbëtorëve të tyrbeve, ose të të ashtuquajturave vende të mira mund të japin edhe ndonjë informacion rreth ndonjë sendi të humbur. Xhindët i bëjnë këto gjëra dhe shumë të tjera të ngjashme, me qëllim që t’i shmagin njerëzit nga feja e drejtë dhe e pastër, që është feja Islame, thelbi së cilës është adhurimi i një Zoti të Vetëm, Allahut të Lartësuar. Përmes gjërave të sipërpërmendura shejtanët synojnë t’i mashtrojnë njerëzit që të kërkojnë ndihmë, shpëtim, lumturi, shërim, pasuri, mirëqenie dhe fëmijë nga të tjerë veç Allahut, si p.sh: nga të ashtuquajturat vende të mira etj. Allahu i Lartësuar thotë: “Përveç Allahut, mos iu lut tjetërkujt nga ata që nuk të sjellin as dobi, as dëm. Nëse do ta bëje këtë, atëherë, ti do të ishe vërtet keqbërës, idhujtar. Nëse Allahu vendos që të të godasë një e keqe, askush nuk mund të ta largojë atë, përveç Tij e, nëse Ai do të të bëjë ndonjë të mirë, s’ka kush që ta pengojë mirësinë e Tij” [Junus: 106-107]. Po ashtu Allahu thotë: “A nuk i mjafton Allahu robit të Vet?! Ata të frikësojnë ty (o Muhamed) me zota të tjerë, përveç Tij. Atë që Allahu e shpie në humbje, nuk mund ta udhëzojë kush. Ndërsa atë që e udhëzon Allahu, askush nuk mund ta shpjerë në humbje. A nuk është Allahu i Plotfuqishëm dhe i zoti për t’u hakmarrë?! Nëse ti (O Muhamed) i pyet idhujtarët se kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën, me siguri që do të të thonë: “Allahu”. Thuaju: “Si mendoni, nëse Allahu dëshiron të më shkaktohet ndonjë dëm, a mund ta largojnë atë idhujt që ju i adhuroni krahas Tij?! Po nëse Ai dëshiron të më mëshirojë, a mund ta pengojnë ata mëshirën e Tij?! Thuaju: Mua më mjafton Allahu. Tek Ai le të mbështeten ata që kërkojnë mbështetje”.

Zoti i Lartësuar, nga njëra anë ka krijuar krijesa që punojnë vetëm mirë, dhe këto janë melaiket, nga ana tjetër ka krijuar krijesa që punojnë vetëm keq, dhe këta janë shejtanët.

Ndërmjet këtyre dy botëve është bota e njerëzve të cilët punojnë edhe mirë edhe keq.

Ka njerëz që duke bërë mirë fitojën nder e mirësi si melaiket dhe ka njerëz që duke vepruar keq bien në nivelin e shejtanit. Shejtani është i keq dhe i poshtër, prandaj ai e do pandershmërinë, dëmtimin, degradimin, shthurjen dhe korrupsionin dhe kënaqet me një gjë të tillë. Shejtani i do njerëzit e këqinj, idhujtarët, të pandershmit, të shthururit dhe të prishurit.

Armiqësia ndërmjet shejtanit dhe ndërmjet njerëzve daton që kur u krijua babai i njerëzve, Ademi. Kur krijoi Ademin, Allahu i urdhëroi melaiket dhe Iblisin (shejtanin) që t’i binin në sexhde (t’i përuleshin për nderim) Ademit. Melaiket i ranë në sexhde Ademit, kurse Iblisi nga kryelartësia e smira refuzoi t’i bënte sexhde Ademit. Për këtë shkak Allahu e zbriti shejtanin në tokë dhe e largoi nga mëshira e Tij. Shejtani i kërkoi Zotit afat deri në Ditën e Ringjalljes. Pasi Zoti ia dha këtë afat, shejtani u përbetua për t’i shpënë njerëzit në humbje e për pasojë në zjarrin e xhehenemit. Allahu i Lartësuar thotë: …[el A’raf: 11- 18].

Allahu thotë: “Me të vërtet, djalli është armik për ju, andaj vështrojeni si armik! Ai vetëm i josh ithtarët e vet, që të bëhen shokë të zjarrit të përflakur” [Fatir: 6]. Këtë gjë ai synon ta arrijë duke i nxitur njerëzit të adhurojnë të tjerë veç Allahut dhe të bëjne gjynahe.

Ai i bën veprimet e lartpërmendura pikërisht për t’i çuar njerëzit në idhujtari, duke kërkuar ndihmë e shërim prej tij, duke iu lutur varreve e tyrbeve dhe duke mbajtur hajmali, sepse në këtë mënyrë njerëzit marrin rrugën e zjarrit të xhehenemit.

Prandaj, i mençuri edhe pse ndjen ndonjë shqetësim a sëmundje shpirtërore, nuk bëhet pasues i armikut të tij të përbetuar, shejtanit, duke iu lutur varreve e tyrbeve, duke mbajtur hajmali dhe duke shkuar për të gjetur shërim tek falltarët e magjistarët. Njeriu i mençur nuk mashtrohet nga marifetet e lartëpërmendura të shejtanit për t’i futur njerëzit në udhën e tij.

Përkundrazi, ai i lutet vetëm Allahut, kërkon shërim, mirësi e lumturi vetëm nga Allahu.