1. Fillimi më i mirë i ditës është falja e namazit të sabahut në kohën e vet!
2. “Kush e do dynjanë le të kapet për Kuranin, kush e do ahiretin le të kapet për Kuranin, e kush i do ato dyja së bashku, dynjanë dhe ahiretin, le të kapet për Kuranin!” (Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë)
3. Të flasësh fjalë të mira është gjë e bukur, por vepra e mirë është shumë herë më e bukur!
4. Të gjithë mendojnë në ndryshimin e botës, mirëpo asnjëri nga ta nuk mendon në ndryshimin e vetes!
5. E pyeta:
– Pse nuk po falesh?
U përgjigj:
Lute Allahun për mua të më udhëzojë!
I thashë:
– Atëherë mos shko edhe në punë!
Më tha:
– Pse?!
U përgjigja:
– Sepse do ta lus Allahun të ta japë riskun!
6. Lidhja më e sinqertë, më e prerë, më e bukur mes dy zemrave është lutja!
7. Ndoshta me padrejtësi mund të posedosh çdo gjë, mirëpo me një lutje të të dëmtuarit e humb çdo gjë!
8. Çdo gjë ecën dhe vazhdon, nëse nisma e saj ka pasur nijet të sinqertë!
9. Hudhra nuk e humb erën e saj, edhe nëse lahet me ujë nga trëndafili!
10. Vështirë është të mundet një person, të cilin as dëshpërimi nuk e mundi nga brendësia e tij!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU