Ky ishte Profeti ynë, salAllahu alejhi ue selem!
Jepte shumë sadaka. Asnjëherë nuk e ka kthyer ndonjë lypës apo nevojtarë.
Thotë Hakim bin Hizam (radijAllahu anhu):
“I kam kërkuar Profetit, salAllahu alejhi ue selem, e më ka dhënë, unë prapë i kërkova e ai më dha, e prapë i kam kërkuar e ai gjithnjë më ka dhënë.”
| Transmeton Buhariu dhe Muslimi. |
Nuk ishte dorështrënguar dhe ishte shumë bujar.
“Erdhi një njeri dhe i dha aq shumë, sa ishte e mbushur një luginë ndërmjet dy kodrave me deve.”
“Një njeri e pa atë përderisa kishte të veshur një xhybe e i tha: “sa rrobë e mirë qenka, a mund të ma japësh?!’ Kurse ai ia dha xhyben atij.”
| Transmeton Buhariu |
Ishte i mirë dhe ushqehej vetëm me gjëra të mira-pastra. Ruhej nga çdo dyshim që mund të lindte në ushqim apo pije.
“Kur unë vi në shtëpinë time mund të gjej në tokë ndonjë hurme, kur unë dua t’a ha atë kam frikë se është nga sadakaja dhe kjo më shtyn të t’a lë.”
| Transmeton Buhariu dhe Muslimi |
📕 Shejkh Abdul-Muhsin El-Kasim (Imam në Xhaminë e Pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem).
Përktheu: Hoxhë Usame Morina