Kush janë kushtet e fjalës ‘la ilahe il-lAllah’?
Përgjigje: Kushtet e saj janë:
-Dituria. Kjo nënkupton që njeriu të dijë se cili është kuptimi dhe domethënia e saj.
-Bindja. Kjo nënkupton që ai i cili thotë ‘la ilahe il-Allah’, ta thotë me bindje të plotë në të cilën nuk ka dyshim e mëdyshje.
-Sinqeriteti. Kjo nënkupton që njeriu të jetë i sinqertë në fjalën ‘la ilahe il-Allah’, duke e kundërshtuar shirkun dhe syefaqësinë.
-Dorëzimi/nënshtrimi.
-Vërtetësia. Kjo nënkupton që njeriu të jetë i vërtetë në thënien e fjalës ‘la ilahe il-lAllah’. Fjala ‘Sidk’ do të thotë kur gjuha dhe zemra e njeriut janë në përputhje të plotë dhe të mos e përgënjeshtrojnë njëra-tjetrën.
-Dashuria. Kjo nënkupton që ai i cili e thotë ‘la ilahe il-Allah’ duhet ta dojë Allahun e Madhëruar, të Dërguarin e Tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, fenë Islame dhe muslimanët në përgjithësi (që e thonë këtë fjalë). E nga ana tjetër duhet t’i urrejë ata të cilët e kundërshtojnë këtë fjalë.
-Pranimi. Kjo nënkupton pranimin e saj me zemër dhe gjuhë.
-Mohimi. Pra, mohimi i çdo gjëje që adhurohet në vend të Allahut të Madhëruar.
Unejs Sheme