Zgjidhe shokun e mire dhe besimtar

Prej porosive të shumta që kanë ardhur për rininë është edhe ajo që na vjen nga Hammad ibn Zejdi i cili ka thënë: Hyra te Enes ibn Sirini – Allahu e mëshiroftë – gjatë sëmundjes së tij dhe më tha: “Kijeni frikë Allahun o djem të rinj dhe shikoni se nga po i merrni këto hadithe, sepse ato janë prej fesë suaj!”[1] 

Kjo është një porosi shumë madhështore dhe kuptimi i saj është se djali i ri, i cili i ka hyrë rrugës së diturisë dhe mësimit të haditheve duhet që t’i marrë ato prej njerëzve të dijes të cilët janë të rrënjosur në dituri dhe janë të besueshëm, të cilët i njohin kuptimet e haditheve dhe janë mendjemprehtë dhe janë të mëdhenj në dije. Dhe nuk duhet ta marrë dijen prej çdokujt, por e merr dijen nga ai që është praktikues dhe njohës i sunetit, që i ka themelet e forta në të.

Nga Ibn Sheudheb – Allahu e mëshiroftë – përcillet se ka thënë: “Prej mirësisë së Allahut ndaj djalit të ri është që kur udhëzohet të shoqërohet me një njeri të sunetit i cili ia mëson atë”

Ndërsa nga Amr ibn Kajs el Mulaij – Allahu e mëshiroftë – përcillet se ka thënë: “Nëse e shikon ndonjë djalë të ri që në fillimet e tij shoqërohet me nje njeri që është prej ehli sunetit dhe xhematit atëherë shpreso për të, e nëse e shikon atë me shpikësit në fe atëherë humbi shpresat prej tij, sepse djali i ri duket që në nisje të tij” .

 

Dhe nga Amr ibn Kajsi -Allahu e mësjiroftë – përcillet se ka thënë: “Nëse në fillimet e tij djaloshi ulet te dijetarët ai ka shpëtuar, e nëse anon kah të tjerët është shkatërruar”[2]

[1]E përcjell Khatibi në “Xhamiu akhlakir rauij ue adabis sami'” me nr. 139.

[2]Këto ethere i përcjell Ibn Bettah në “El ibanetul kubra” (1/204 nr. 42-44)

You may also like...