Si mesonte Kuranin Othman Ibn Afani

0
1316

Othemani r.a. ishte shume i dhene mbas Kur`anit.
Ebu Abdurrahman es-Sulami rrefen per menyren se si e kishte mesuar Othmani Kuranin nga i Derguari i Allahut (salAllahu alejhi we selem) dhe fjalet e tij tregojne dashurine e tij te madhe per te jetuar me Kuran.

Eshte transmetuar se Abdurrahman es-Sulami ka thene:
“Ata qe na mesuan Kuranin si Othman ibn Affani,Abdullah ibn Mesudi dhe te tjeret,na thane se kur i mesonim dhjete ajete nga i Derguari i Allahut (salAllahu alejhi we selem) ata nuk kalonin ne dhjete ajete te tjera pa e mesuar mire diturine qe ato ajete e permbanin dhe menyren e praktikimit te tyre ne veper.

Ata thane:“Keshtu ne e mesuam menyren e praktimit te Kuranit,diturine dhe zbatimin e saj ne te njejten kohe.”

“Per rrjedhim atyre u duhej kohe per ta memorizuar nje sure.”

Allahu thote ne Kuran:“(Ky eshte) Liber i begatshem,Ne ta shpallem ty kete,qe ti studjojme argumentet e tij dhe qe te marrim mesim prej tij ata qe kane mend.”Sad 29

Othmani transmetron se i Derguari i Allahut (salAllahu alejhi we selem) ka thene:
“Me te miret ne mesin tuaj jane ata qe e mesojne Kuranin dhe ua mesojne te tjereve.” (Sahih Buhari)