Si i vulosin mëkatet zemrën

0
1530

MËKATET VULOSIN ZEMRËN

Nëse shtohen, mëkatet e vulosin zemrën e të zotit. Në Kuran, Allahu thotë: “Jo, nuk është ashtu! Por, të këqijat që punuan, ua mbuluan zemrat.”[1] Sipas dijetarëve, vulosja e zemrës është rezultat i kryerjes së vazhdueshme të mëkateve.

El-Hasani ka thënë: “Ky është efekti i kryerjes së mëkateve të njëpasnjëshme, derisa  zemra verbohet.”[2]

Të tjerë kanë thënë: “Kur mëkatet shtohen, zemrat rrethohen.”

E vërteta është se kjo zemër “ndryshket” prej mëkateve. Nëse shtohen, ndryshku përhapet derisa bëhet mbulesë, e më pas përhapja vazhdon derisa bëhet vulë. Kur të ndodhë e gjithë kjo, zemra kthehet së prapthi dhe ndërkohë, armiku i saj e drejton ku të dojë.

[1] – El-Mutafifin 14.

[2] – E transmeton prej tij Abdu Bin Humejdi, ashtu siç është edhe në “Ed-dur El-Menthur” (337/8).

Titulli në shqip: “Sëmundja dhe Ilaçi”
Autori: Ibn Kajjim el Xheuzije (751h)