Si duhet te mbrohesh nga magjia ?

Prej duave dhe dhikreve që i thekson Shjeh bin Baz rahimehullah, të cilat bëhen për t’u mbrojtur nga magjia para se ajo të ndodhë, janë:

1-këndimi i ajetit Kursi  pas çdo namazi farz, para se të flejë dhe në mëngjes e mbrëmje,
2-këndimi i sures Ihlas, Felek dhe Nas nga tri herë në mëngjes dhe në mbrëmje dhe kur shtrihesh për të fjetur,
3- këndimi i dy ajeteve të fundit të sures Bekare në fillim të natës,
4-thënia e duasë “Euudhu bikelimeetil-lahit-teem-meti min sherri mee khalek”, në mëngjes e mbrëmje (nga tri herë) dhe kur hyn diku ose qëndron diku, qoftë në ndërtesë, shkretëtirë, det apo avion etj.,
5-thënia e duasë “Bismil-lahil-ledhii la jedurru mea’smihi shejun fiil erdi we la fiis-semee’i we huwes-semiiul Aliim” nga tri herë mëngjes dhe mbrëmje.

Shiko videon me poshte:

Read Previous

A lejohet qe ta lexoj Kurani pa abdes?

Read Next

Koha kur pranohen lutjet ne Ramazan.Video