Shkaqet e bereqetit (shtimit të të mirave dhe vazhdimësisë së tyre)

Shkaqet e bereqetit (shtimit të të mirave dhe vazhdimësisë së tyre)

1) Thënia “Bismilah” (në veçanti) dhe përmendja e Allahut (me lutje) kur hyn në shtëpi.
Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:” Kur dikush nga ju hyn në shtëpinë e tij dhe e përmend Allahun gjatë hyrjes dhe para ushqimit, atëherë shejtani largohet duke thënë: Nuk paska ushqim për ne në këtë shtëpi dhe as vendqëndrim”.

2) Falja e namazit
Allahu ka thënë:” Porosite familjen tënde që të falin namazin dhe bëj durim në këtë. Nuk të kërkohet ty rrizk, Ne ju furnizojmë. E përfundimi i lavdishëm u përket njerëzve të devotshëm”

3) Leximi i Kuranit
Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Lexojeni suren Bekare, sepse angazhimi me të është bereqet, lënia e saj është humbje. Asaj sureje nuk i bëjnë dot ballë magjistarët”.

4) Ngrënia e ushqimit sëbashku
Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:” Hani së bashku dhe mos u veçoni, sepse të qënurit sëbashku ka bereqet”

5) Dalja herët nga shtëpia në kërkim të rrizkut ditor
Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:
” Umetit tim i është dhënë bereqeti në nisjen herët të ditës (në kërkim të rrizkut)”

6) Mbështetja e sinqertë tek Allahu.
Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:
“Nëse do i mbështeteshit Allahut ashtu siç duhet, do u furnizonte njësoj siç i furnizon shpendët, të cilët dalin në mëngjes të uritur dhe kthehen të ngopur”

7) Të qënurit besnik dhe i çiltër në shitblerje
Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:
” Shitësi dhe blerësi kanë të drejtën e zgjedhjes derisa të ndahen nga njëri tjetri (me një transaksion të mbyllur). Nëse janë të çiltër dhe tregojnë realitetin, atëherë do u jepet bereqet në shitblerjen e tyre. E nëse gënjejnë dhe fshehin, atëherë e kanë të zhdukur bereqetin e atij transaksioni”.

8 Sadakaja
Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:”Nuk pakësohet pasuria nga dhënia e sadakasë”

Që nënkupton se sadakaja vetëm e shton pasurinë.
Këtë e përforcon hadithi tjetër:” Çdo ditë zbresin dy engjëj në tokë dhe luten: O Allah! Zëvendësoja atij që jep dhe zhdukja atij që bën kopraci”

9) Falënderimi për të mirat aktuale, i ruan ato dhe shton të tjera
Allahu ka thënë:” Nëse falënderoni (për çfarë u kam dhënë) do tua shtoj akoma më tepër”

10) Mbajtja e lidhjeve familjare
Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:” Kush dëshiron që t’i shtohet rrizku dhe t’i shtohet jeta, atëherë le t’i mbajë lidhjet farefisnore”.

11) Shpeshtimi i kërkimit të faljes nga Allahu
Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:” Kush kërkon falje vazhdimisht, Allahu do t’i bëjë rrugëdalje nga çdo vështirësi, çlirim nga çdo brengë dhe do ta furnizojë prej nga nuk ia pret mendja”

12) Devotshmëria në përgjithësi është çelësi i të mirave dhe shtimit të tyre
Allahu ka thënë:” E sikur banorët e vendbanimeve të besonin dhe të ishin të devotshëm, do u jepnim bereqete nga qielli dhe toka”
Shuajb Rexha

You may also like...