Shfrytezoje rinin tende duke lexuar

Nga Ebul Ahues përcillet se ka thënë: Ka thënë Ebu Is’haku (Amr es Sebiij) : “O rini, shfrytëzojeni – rininë tuaj! Rrallë me ndodh që të më kalojë një natë pa i lexuar një mijë ajete[1]. Dhe unë e lexoj Bekarenë në një rekat, i agjëroj muajt e shenjtë, tre ditë nga çdo muaj dhe të hënën e të enjten. – pastaj recitoi ajetin: “Dhe mirësinë e Zotit tënd përmende”[2]   

Fjala e tij: “Lexoj një mijë ajete në natë” është diçka e përfarët jo ekzakte. Kuptimi i saj është se ai e lexon të gjithë Kuranin për një javë gjë e cila ka qenë zakon në masë i te pareve tane.

Nga Amr ibn Mejmuni përcillet se kur e takonte ndonjë nga vëllezërit e tij thoshte: “Më ka furnizuar Allahu mbrëmë me kaq e aq rekate namazi. Dhe më ka dhënë prej mirësisë kaq e aq”[3]

Ebu Abdullah el Hakim thotë në “Mustedrak” pasi i sjell dy fjalët e mësipërme: “Allahu e mëshiroftë Amr ibn Ubejdilah es Sebiij-in dhe Amr ibn Mejmun el Eudijj-in sepse kanë thënë fjalë që i nxisin të rinjtë në adhurime”

Gjithashtu prej dobive që përfitohen nga dy etheret e mësipërme është edhe: edukimi me anë të shembullit personal, sepse djali i ri ka nevojë për këtë gjë, që të gjallërohet dhe ta ketë të lehtë të veprojë sipas shembullit. Por duhet që mësuesi të jetë i vëmendshëm ndaj qëllimit (nijetit) të tij që të mos bjerë në syfaqësi dhe t’i shkatërrohet puna.

[1]Sh.p.: Afërsisht 1/6 e Kuranit.

[2]Ajeti i fundit i sures Duha. Këtë ether (urtësi nga të parët tanë të mirë) e përcjell Hakimi në “Mustedrak” me nr. : 3947.

[3]E përcjell Hakimi në “Mustedrak” me nr. 3948.

Këshillat e të parëve për rininë
Shejkh Abdurrazzak Abdulmuhsin el Bedr

You may also like...