Nuk do të hyjë në Xhenet ai që merret me thashetheme!

0
188

REJ GJËRAVE QË DUHET T’I MËNJANOJMË DHE TË LARGOHEMI PREJ TYRE, SI DHE T’UA TËRHEQIM VËREJTJEN TË TJERËVE NGA TO ËSHTË BARTJA E FJALËVE NGA NJËRI PERSON TEK TJETRI, APO NGA NJË GRUP NJERËZISH TEK GRUPI TJETËR, APO NGA NJË FIS TEK TJETRI, ME QËLLIM TË PRISHJES DHE NDEZJES SË ARMIQËSISË MES TYRE.BARTJA E FJALËVE ËSHTË: PËRHAPJA (ZBULIMI) E DIÇKAJE, PËRHAPJA E SË E CILËS URREHET, PAVARËSISHT SE A E URREN AI PËR TË CILIN ËSHTË PËRHAPUR, APO AI TË CILIT I PËRCILLET, APO NDONJË PERSON I TRETË. DHE ËSHTË KREJT NJËJTË SI KUR PËRHAPET ME FJALË, ME SHKRIM, ME SHENJË, APO ME LËVIZJE.

Gjithashtu, është njësoj qoftë kur ajo që përhapet mes njerëzve është prej thënieve a veprave, prej të metave a mangësive të atij që flitet për të, qoftë kur nuk është e tillë.Kështu, njeriu e ka obligim të heshtë ndaj çdo gjëje që e sheh prej gjendjeve të njerëzve, përveç nëse në përhapjen e saj ka dobi muslimani apo largohet ndonjë sherr prej tij.

NXITËSI PËR BARTJEN E FJALËVE OSE ËSHTË QËLLIMI I KEQ NDAJ ATIJ PËR TË CILIN FLITET, OSE SHFAQJA (KINSE) E DASHURISË NDAJ ATIJ QË I PËRCILLET, OSE TË KËNAQURIT ME BISEDËN OSE ME THELLIMIN NË GJËRA NEVERITËSE E TË KOTA. E TËRA KJO ËSHTË HARAM. NDËRSA AI TË CILIT I BARTET FJALA ME ÇFARËDO MËNYRE (TË BARTJES), DUHET TË MOS E MARRË SI TË VËRTETË, SEPSE BARTËSI I FJALËVE KONSIDEROHET FASIK (NJERI I PRISHTË SH.P), TË CILIT NUK I PRANOHET DËSHMIA.
Allahu i Patëmeta thotë:

“O ju që keni besuar! Nëse ndonjë njeri i pandershëm (fasik) jua sjell ndonjë lajm, sigurohuni mirë (në është i vërtetë) që të mos i bëni dëm dikujt pa dashje e të pendoheni pastaj për atë që keni bërë” (El-Huxhurat-6).

DHE, GJITHASHTU, E KA OBLIGIM QË TA NDALOJË ATË NGA BARTJA E FJALËVE, TA KËSHILLOJË DHE TA SHËMTOJË VEPRËN E TIJ, PËR SHKAK TË FJALËS SË ALLAHUT:“…URDHËROJE TË MIRËN DHE PENGOJE TË KEQEN…” (LUKMAN 17).GJITHASHTU, DUHET TA URREJ PËR HIR TË ALLAHUT DHE ASSESI MOS TË MENDOJË KEQ PËR VËLLANË E TIJ TË PËRFOLUR; PËRKUNDRAZI, DUHET TË KETË MENDIM TË MIRË PËR TË, PËR SHKAK TË FJALËS SË ALLAHUT:
“O ju që keni besuar! Mënjanoni shumë dyshime, se, vërtet, disa dyshime janë gjynah…” (El-Huxhurat 12).Dhe për shkak të fjalës së Profetit – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

“RUAJUNI NGA DYSHIMI, SEPSE DYSHIMI ËSHTË GËNJESHTRA MË E MADHE” (BUHARIU DHE MUSLIMI).DHE S’DUHET TË HULUMTOJË E TA SPIUNOJË ATË PËR TË CILIN ËSHTË FOLUR, NË MËNYRË QË MOS TË BJERË NË SHKALLË TË NJËJTË ME BARTËSIN E FJALËVE, DUKE PËRHAPUR FJALËT QË I KANË ARRITUR.JANË TË SHUMTA ARGUMENTET NGA KURANI DHE SUNETI, TË CILAT NDALOJNË BARTJEN E FJALËVE. PREJ TYRE ËSHTË FJALA E ALLAHUT:
“Por ti mos iu bind çdo betari të përçmuar, shpifaraku, që përhap thashetheme” (El-Kalem 10-11).

“Mjerë për çdo shpifës-përqeshës” (El-Humezeh-1).Dhe transmetohet nga Hudhejfe –radijAllahu anhu- se Profeti –sal-lAllahu alejhiu ue sel-lem ka thënë:

“Nuk do të hyjë në Xhenet thashethemexhiu” (Buhariu dhe Muslimi).

GJITHASHTU, TRANSMETOHET NGA IBËN MES’UDI –RADIJALLAHU ANHU- SE PROFETI-SALLALLAHU ALEJHI UE SEL-LEM KA THËNË:
“A DËSHIRONI T’JU TREGOJË SE Ç’ËSHTË EL-‘AD’HU? AJO ËSHTË EN-NEMIMETU; PËRCJELLJA E FJALËVE MES NJERËZVE (ME QËLLIM URREJTJEJE MES TYRE, SH.P)” (MUSLIMI).BARTJA E FJALËVE ËSHTË PREJ SHKAQEVE QË E OBLIGOJNË DËNIMIN E VARRIT, SIÇ TRANSMETOHET NGA IBN ABBASI –RADIJALLAHUANHUMA- SE PROFETI –SAL-LALLAHU ALEJHI U SEL-LEM- KALOI PRANË DY VARREVE DHE THA:
“Këta dy janë duke u dënuar. Ata nuk janë duke u dënuar për ndonjë mëkat të madh (sipas tyre), kurse, në të vërtetë, është mëkat i madh (tek Allahu). Njëri prej tyre ka bartur fjalë mes njerëzve, kurse i dyti nuk është ruajtur nga pikat e urinës” (Buhariu dhe Muslimi).Janë ndaluar përgojimi dhe bartja e fjalëve, për arsye se në to ka nxitje për prishje midis njerëzve, dhe se janë shkak për lindjen e përçarjes, anarkisë, dhe për ndezjen e zjarrit të armiqësisë, urrejtjes, zilisë dhe hipokrizisë.

(Dhe se janë shkak) për largimin e çdo miqësie të ngushtë dhe për vdekjen e çdo dashurie, përmes (futjes së) përçarjes, armiqësisë dhe neverisë midis vëllezërve që janë të bashkuar. Dhe, gjithashtu, janë të ndaluara, sepse në to ka rren, pabesi, tradhti, dredhi, akuza të panumërta kuturimthi ndaj të pafajshmëve dhe lëshim të frenave të sharjes, ofendimit dhe përmendjes së shëmtive.

Dhe, për arsye se janë shenja të paburrërisë, poshtërsisë dhe dobësisë. Duke ja shtuar tërë kësaj se ata që përgojojnë dhe bartin fjalë, bartin gjynahe të shumta, të cilat tërheqin Hidhërimin e Zemërimin e Allahut si dhe ndëshkimin e dhembshëm të Tij.Shejh: AbdulAziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë)

Marrë nga “Meusua’tu fetaua el-lexhneti ue-l-imamejn