Një ditë e kota i tha të vërtetës:

0
1405

Një ditë e kota i tha të vërtetës.

E kota:Unë jam më kokëlartë se ti.

E vërteta:Këmbët e mia janë më të ngulitura se të tuat.

E kota:Unë jam më e fortë se ti.

E vërteta:Unë jam më jetëgjatë nga ti.

E kota:Me mua janë rreshtuar njerëzit e fortë dhe të pasur.

E vërteta: “Dhe ashtu (sikurse në Mekë) në çdo qytet kemi bërë kriminelët e tij pari, në mënyrë që të bëjnë dredhi në të.”

E kota:Mundem të të vras në moment.

E vërteta: – Atëherë fëmijët e mi do të hakmerren, qoftë dhe pas një kohe të gjatë.