Nese njerezit te sulmojne kjo tregon se je njeri me vlera te medha

Falenderoji ziliqaret e tu Kritika qe te eshte drejtuar e sinkronizon plotesisht vleften tende.

Nese ke mberritur ne nje shkalle qe as nuk kritikohesh e as nuk xhelozohesh, te ngushellofte Fuqiploti ne jete sepse paske vdekur prej kohesh dhe kete nuk e ditke.

Nese agove nje dite prej diteve te jetes dhe rastise ne mesazhe ofenduese, poezi sulmuese, karikatura satirike dhe ne fjalime shpifese, falenderoje Zotin sepse je bere njeri i permendur, numer i rendesishem ne kete bote, i cili meriton vemendjen e te tjereve.

Nga shenjat me te medha te suksesit jane kritikat e pamatura, qe derdhen gjithandej, domethenia e te cilave eshte se ti ke bere pune te medha te te cilat ka gabime aty-ketu.

Por nese nuk te xhelozojne e as nuk te kritikojne, kjo do te thote se ti je thjesht nje zero kubik.

’’Eshte e ndaluar per ju ngrenia e cofetines.” (Kur’an, El-Maide: 3)

Autori i librit Si ta mposhtesh shqetesimin, Dale Carnegie, thote: “Njerezit nuk e shqelmojne qenin e ngordhur. ”

Ne lidhje me kete poeti Ebu Tamame ne nje dyvargesh te tii shkruan: “E kur deshiron Zoti i boteve shperndarjen e te mirave; I zgjat gjuhet e xhelozeve me familjen e te ligave.

Njeri nga shkrimtaret e njohur thoshte: “Ty te takon t’i falenderosh ziliqaret e tu sepse ata te dhurojne publicitet falas.

Nese gjen nje lume sulmesh kunder teje, nga miqte e tu armiq apo nga armiqte e tu miq  mos ua kthe atyre, por fali e kerko tek i Meshirshmi falje per ta, nderkohe shtoje prodhimtarine tende sepse ky eshte ndeshkimi me i madh per ta. ”

Poeti i madh Mutenebiu thote: “Nese vdesin ziliqaret e mi; Nuk e mohoj se une isha ndeshkimi per ta. ”

Kritika e armiqve tane miq i lufton te metat tona, i shpalos dhe i korrekton ato, nderkohe qe ndaj tyre mund te na kene verbuar levdatat e njerezise dhe duartrokitjet e dunjase.

Edhe nje njeri i rendesishem kur levdohet me ndonje poezi apo dicka te ngjashme mendon qe edhe engjejt ne qiell duartrokasin per te. Atehere, nepermjet kritikave qe i adresohen, i zgjohet mendja e droguar nga levdatat e lira dhe false.

Nje tjeter filozof thoshte: “Kur te shqelmojne nga pas, dije se ti je perpara.”

Me te vertete deshtaket dhe te parendesishmit nuk kane as kritikues e as smirake: ata jane te ngurte plotesisht.

Me thuaj, a ke degjuar dike qe i eshte versulur gurit apo e ka share balten?!

Mendo se eklipsi i ndodh vetem Henes dhe Diellit, kurse yjet e tjera nuk e arrijne kete nder. Eshte treguar nga urtari i madh egjiptian, Abas Akadeja, se nje shkrimtar i eshte ankuar atij se gazetaret e kane sulmuar dhe kane shkruar rende kunder tij, Abas Akadeja i tha keshtu: “M’i mblidh te gjithe artikujt qe jane shkruar kunder teje!” Ia mblodhi dhe pastaj ai e porositi: Renditi te gjitha dhe vendosi nen kembet e tua duke hipur mbi to! Kur ankuesi i sekelldisur e beri kete, Akadeja i tha: “Tani ti fale ketyre sulmeve ke hipur ne nje nivel me te larte se toka. E nese ata i shtojne kritikat e tyre ndaj teje, do te ngrihesh lart bashke me to.”

Ibn Veziri ka thene: “U ankova nga e keqja e ziliqareve tek mencuraket, Por edhe ata i pashe duke lenguar nga smiraket.” Me te vertete miqte e tu armiq dhe armiqte e tu miq nuk ta ndjellin kobin sepse ti u vodhe pasurine apo u bastise shtepine. Jo! Por sepse grumbullove dituri dhe korre sukses, realizove endrrat dhe sigurove komoditetin. Ata te denojne prej ketyre arritjeve, per shkak se per ta eshte detyra jote qe ti te mbetesh nje shkalle poshte tyre.

Atehere mos prit nga smiraket e tu deshmi vleresuese apo brohoritje motivuese, apo lutje ne fundin e nates, por prit vargje te thurura plot sarkazem e fyerje plot zjarr, prit fjalime plot mllef e hallakatje! Problemi eshte se miku yt ziliqar e refuzon kushtetuten tende dashurore, megjithese ti ia ofrove dhe ia propozove atij, prandaj ai kerkon ta ndertoje tek te tjeret miqesine.

You may also like...