Mesime per jeten.Vitet kaluan por ja se cfare lane pas.

Një njeri u pyet se çfarë mësove nga vitet që të kaluan?!

– U përgjigj: Mësova se atë çfarë e vepron e sheh si pasqyrë në familjen tënde.

Mësova se i dëmtuari patjetër e ka të fitojë edhe nëse fitorja vonohet.

Mësova se jeta mund të përfundojë çdo moment dhe ne të jemi në shkujdesje.

Mësova të bëj mirë e të mos pres këmbim, kjo që të mos befasohem nga mohimi i asaj të mire.

Mësova se fjala e mirë, fytyra e buzëqeshur dhe bujaria, janë kapitali i moralit.

Mësova se njeriu më i pasur në jetë është ai që e posedon shëndetin dhe sigurinë.

Mësova se jeta përfundon dhe se problemet nuk përfundojnë.

Mësova se ai, i cili do që njerëzit ta dëgjojnë duhet që edhe ai ata t’i dëgjojë.

Mësova se shumë gjëra që i mësuam në shkollë janë diçka dhe realiteti është diçka tjetër.

Mësova se shumica e njerëzve interesohen dhe të thërrasin atëherë kur kanë nevojë dhe kur përfundon interesi më nuk të njohin.

Mësova se udhëtimi me njerëzit është mikroskopi më preciz për t’i zbuluar vetitë e njerëzve.

Mësova se ai që filozofon shumë (thotë unë dhe unë) nga brenda është i zbrazët.

Mësova se ai që vetitë i ka si ari do të mbetet si ari, kurse ai që vetitë i ka si hekur do të ndryshojë dhe do të ndryshket.

Mësova se të gjithë ata që janë varrosur nëpër varreza ishin të zënë me punë dhe në zemrat e tyre kishin shumë synime, por nuk mundën t’i realizojnë.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Read Previous

Perse quhet dita e Xhuma?Xhumaja festa e myslimanëve.

Read Next

Mbill miresi dhe miresite do te ndjekin ne kete bote dhe boten tjeter.