Mënyrat e braktisjes së Kur’anit!

Ibn Kajjimi -Allahu e mëshiroftë- thotë:

Braktisja e Kur’anit është disa llojesh:

Mosdëgjimi dhe mosbesimi i tij.

Braktisja e të punuarit me të, mosmarrja në konsideratë e ndalesave dhe urdhëresave të tij edhe nëse e lexon atë.

Braktisja e të gjykuarit me të dhe mospërdorimin e tij si gjykues për bazat e fesë dhe degëzimet e saj.

Besimi se nga Kur’ani nuk mund të merret dija e sigurtë dhe se nga fjalët e tij nuk përfitohet dije.

Braktisja e meditimit dhe të kuptuarit të tij, si dhe mosnjohja e asaj që ka dashur të thotë Allahu nëpërmjet tij.

Mospërdorimi i Kur’anit si mjet shërues për sëmundjet e zemrës dhe të këqijat e saj, duke kërkuar shërimin diku tjetër, pra duke braktisur Kur’anin.

E gjithë kjo që përmendëm përmblidhet në ajetin ku Allahu i Lartësuar thotë:

” Dhe i Dërguari do të thotë: ” O Zoti im! Populli im e shpërfilli Kur’anin (si diçka) të urryer.”
(El- Furkan, 30)

Read Previous

Pala e Allahut dhe pala e shejtanit

Read Next

Rrënjët e mëkateve janë tre: