Mbaji gjithmon me vete keto 4 keshilla madheshtore.

Umer bin Hatabi (Zoti qoftë i kënqur me të) i shkroi Ebu Musa el Eshariut duke i thënë:

Dije se:
1) Fuqia e vërtetë në kryerjen e një pune është që punën e sotme të mos e lësh për nesër, sepse nëse i lini, do u grumbullohen dhe nuk do dini me cilën prej tyre të filloni, e në këtë mënyrë do humbisni një pjesë prej tyre.

2) Nëse jeni mes dy alternativave për të zgjedhur, ndërmjet dy veprave ku njëra ka të bëjë me këtë dunja dhe tjetra me botën tjetër, zgjidhni atë të botës tjetër, sepse kjo botë shumë shpejt do zhduket, ndërsa Ahireti është ajo e vazhdueshmja dhe e qëndrueshmja.

3) Të jeni të druajtur në raport me Allahun.

4) Mësojeni Librin e Allahut (Kuranin) sepse në të janë burimet e diturisë dhe pranvera e zemrës.

Marrë nga libri el Musanef 7/267 i Ibn Ebi Shejbes

You may also like...