Lutjet të cilat duhet te thuhen pas përfundimit të çdo namazi farz

Lutjet të cilat thuhen pas përfundimit të çdo namazi farz

Estagfirullah! Estagfirullah! Estagfirullah!

I kërkoj falje Allahut! I kërkoj falje Allahut! I kërkoj falje Allahut!

Allahume Entes-Selamu ue Minkes-Selam, Teberakte ja dhel Xhelali uel Ikram!

(O Allah! Ti je Paqedhënësi dhe vetëm prej Teje buron paqja! Ti je përgjithmonë i Begatshëm, o Zotëruesi i madhështisë dhe nderimit!). Transmeton Muslimi

“La ilahe il-lallah uahdehu la sherike leh, lehul Mulku ue lehul Hamdu, ue Huve ala kul-li shejin Kadiir, La haule ue la kuvete il-la bil-lah!

La ilahe il-lallah, ue la ne’abudu il-la Ijjahu, lehu en-ni’ametu ue lehul fadlu ue lehu eth-thenaa el-hasen!

La ilahe il-lallah muhlisiine lehu ed-diine ve leu kerihel kafiruun. Allahumme la mani’a limaa e’atejte ve la mu’tije lima mene’ate ve la jenfe’u dhel xhedd minkel xhedd.”

“S’ka të adhuruar me të drejtë veç Allahut, Një dhe i Pashoq! Atij i takon sundimi dhe lavdia, dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë! S’ka ndryshim e as fuqi pa ndihmën e Allahut. Dhuntitë dhe mirësitë janë prej Tij dhe vetëm Atij i takon lavdërimi më i mirë!

S’ka të adhuruar tjetër përveç All-llahut. Me sinqeritet Atij i besojmë dhe i nënshtrohemi, edhe pse këtë e urrejnë pabesimtarët

O Allah! Nuk mund ta ndalojë askush atë që e ke dhënë Ti, dhe s’ka kush të japë atë që Ti e ke ndaluar! Të pasurit apo njeriut me pozitë nuk mund t’i bëjë dobi tek Ti pasuria a pozita e tij, por i bën dobi veçse puna e mirë!” Muslimi.

SubhanAllah (33 herë), Elhamdulil-lah (33 herë), Allahu Ekber (33 herë)

La ilahe il-lAllahu uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hamdu ue huve ala kul-li shej’in kadir.

I Dëlirësuar nga çdo mangësi është Allahu! Allahut i takon lavdërimi! Allahu është më i madhi!

(S’ka të adhuruar me të drejtë veç Allahut, Një dhe i Pashoq! Atij i takon sundimi dhe lavdia, dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë!). – Në lidhje me këtë hadith Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Kush e thotë këtë dhikër pas çdo namazi, i falen gjynahet edhe nëse janë sa shkuma e detit”. Muslimi.

Lexon Ajetin Kursij: “Allahu la ilahe il-la huvel Hajjul Kajjum…” {El Bekare: 255}

Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Kush e lexon pas çdo namazi, nuk e pengon nga hyrja në xhenet asgjë tjetër veç vdekjes.” E transmeton En Nesai dhe e ka saktësuar Ibën Hibani.

Lexon tre suret e fundit të Kuranit:

“Kul huvAllahu Ehad…” {El Ikhlas} “Kul Eudhu bi Rabbil felek…” {El Felek} “Kul eudhu bi Rabbin Nas…” {En Nas}

Hadithin për leximin e këtyre tre sureve e transmeton Ahmedi me zinxhir transmetimi të saktë.

Pastaj thotë:

La ilahe il-lall-llahu uahdehu la sherike leh. Lehul mulku ue lehul hamdu, juhji ue jumit, ue huve ala kul-li shej’in kadir

“S’ka të adhuruar me të drejtë veç Allahut, Një dhe i Pashoq! Atij i takon sundimi dhe lavdia, Ai e jep jetën dhe cakton vdekjen! Dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë!” – Thuhet dhjetë herë pas namazit të sabahut dhe akshamit. E transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi

Përgatiti: Edmond AJDINI

Read Previous

Si te jesh me energjik ne muaijn e Ramazanit dhe ta mposhtesh lodhjen.

Read Next

Për një Ramazan te lehtë dhe të pranuar!