Lutja madheshtore qe beri profeti Jusuf

“Zoti im, ti më dhurove pushtet dhe më mësove komentimin e ëndrrave, ti je ai që u dhe formë qiejve dhe tokës, ti je përkrahësi im në këtë jetë dhe në tjetrën. Më bëj të vdes si musliman dhe më bashko me të mirët!” (Jusuf : 101)

Dobitë:
1. “Ndërsa të mirat e Zotit tënd përmendi (fol për to)” (Duha : 11)
2. Zoti im, ashtu siç i krijove qiejtë e tokën e kujdesesh për to, kujdesu edhe për mua në këtë botë dhe në botën tjetër. 
3. Shikoni këtë rob të Allahut, ishte i dërguar i Zotit dhe dëshira e tij më e madhe ishte që të vdiste si musliman! Çfarë mund të themi ne të tjerët?!
Allahu na forcoftë në këtë fe deri në fund!
4. (Më bashko me të mirët) Shoqëria e mirë ka një rol të pazëvendësueshëm në jetën e njeriut nga të cilët njeriu nuk dëshiron të ndahet në asnjë botë.
5. Kjo është mbyllja më e bukur e historisë, “dhe përfundimi i mirë u takon të devotshmëve”.
6. Këto janë fjalët e një triumfatori të vërtetë në çdo aspekt. Triumfoi mbi të gjitha pengesat që i vunë në rrugën për te Zoti i tij, dhe ai me modesti falënderon Allahun për të gjitha sukseset e tij gjigande në jetë. Dhe nuk u krenua në asnjë çast me fuqitë e tij: as me fuqinë e karakterit, as me fuqinë e urtësisë, as me atë të pushtetit, e as me bukurinë.

Falënderimi i takon Allahut me ndihmën e të cilit përsosen mirësitë!

You may also like...