Ka thënë shejkhu dhe dijetari i mirënjohur, Abdulaziz bin Baz -Allahu e mëshiroftë :
“Kjo kohë në të cilën jetojmë, është kohë për #Butësi, #Durim dhe #Urtësi e nuk është kohë për #Ashpërsi, sepse shumica e njerëzve janë në injorancë (të paditur), të shkujdesur e duke u dhënë përparësi çështjeve të dunjasë.
Prandaj duhet patjetër Durim, duhet patjetër Butësi, derisa daveti (thirrja) t’u arrijë atyre, t’u transmetohet e derisa atyre t’u mësohen (çështjet e fesë).E lusim Allahun që t’i udhëzojë të gjithë!
📚 Mexhmuù Fetaua Ibn Baz 8/376.
📚Përktheu: Brulind Callari