Dita e ِِِِِِِِِِِِِِِِِِِArefatit është një nga ditët më të mëdha dhe më me vlerë të gjithë vitit

0
1568

Dita e ِِِِِِِِِِِِِِِِِِِArefatit është një nga ditët më të mëdha dhe më me vlerë të gjithë vitit hënor. Në këtë ditë pranohen lutjet dhe duatë, fshihen gjynahet dhe Allahu krenohet para engjëjve me njerëzit që qëndrojnë sipër malit të Arefatit. Është një ditë që Allahu e ka ngritur lartë çështjen e saj dhe i ka dhënë gradë më lartë se ditët e tjera. Është dita në të cilën Allahu përsosi fenë e tij, dita e faljes së gjynaheve dhe lirimit nga zjarri i xhehenemit.
Dita e Arefatit Agjërimi i kësaj dite fal gjynahet e 2 viteve.Profeti (alejhi salatu ue selam është pyetur për agjërimin e ditës së Arefatit dhe ka thënë: “Fshin mëkatet e vitit që kaloi dhe vitit që vjen më pas.” (Muslimi)

Falen mëkatet e vitit të shkuar, që do të thotë se të gjithë mëkatet e vogla i fal dhe i fshin Allahu, sepse ato të mëdha duhet patjetër të shoqërohen me pendim.

Kurse falja e mëkateve të vitit që vjen pas mund të jetë kur Allahu e mbron robin e tij nga këto mëkate, apo duke e shpërblyer me sevape të cilat i fshin këto mëkate ose ia fshin vërtet këto mëkate edhe nëse ai i kryen ato.

Nëse shikojmë me vëmendje këtë hadith do të vërejmë se agjërimi i një dite afërsisht zgjat 12 orë që është i barabartë me 24 muaj, pra agjërimi i një ore nga dita e Arefatit është i barabartë me faljen e gjynaheve për 2 muaj, që do të thotë se për çdo 60 minuta agjërim falen mëkatet e 60 ditëve, pra për çdo minutë agjërim ditën e Arefatit është i barasvlershëm me faljen e mëkateve të një dite. Këto nuk i përmendëm vetëm si veprime matematikore, por për të treguar vlerën e madhe që ka agjërimi i ditës së Arefatit, prandaj të mos u humbim këtë rast për të fituar këtë shpërblim kaq te madhe.
Shtimi sa më shumë i duave dhe lutjeve kur dihet sepse në këtë ditë shpresohet që të pranohen ato. Profeti (alejhi salatu ue selam) ka thënë.“Duaja më e mirë është ajo e ditës së Arefatit dhe fjala më e mirë që kam thënë unë dhe profetët që kanë qenë para meje është:

“Ska zot që adhurohet me të drejtë përveç Allahut, një i vetëm dhe pa shok, Atij i takon sundimi dhe falënderimi dhe vetëm Ai është i plotfuqishëm për gjithçka.

Allahu na e mundësoftë agjërimin dhe kryerjen e veprave të mira gjatë kësaj dite!