Cilet jane banoret e xhenetit Firdeus?

0
1263

Cilet jane banoret e xhenetit Firdeus?

Njihuni me cilesite e tyre:

1, Me të vërtetë, janë të shpëtuar besimtarët,

2. të cilët janë të përulur në namazin e tyre,

3. të cilët shmangen nga fjalët e kota,

4. të cilët japin zeqatin,

5. të cilët e ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme),

6. përveçse me gratë e tyre ose me skllavet që kanë në zotërim – dhe, për këtë, nuk janë fajtorë,

7. ndërsa ata që kërkojnë përtej kësaj, pikërisht ata janë shkelës (të kufijve), –

8. të cilët u përmbahen amaneteve dhe detyrimeve të marra

9. dhe të cilët i kryejnë rregullisht faljet.

10. Pikërisht ata do të jenë trashëgimtarët,

11. që do ta trashëgojnë Firdeusin, ku do të qëndrojnë përjetësisht

Surja El Mu’minun