Allahu i ka krijuar krijesat për ta njësuar dhe adhuruar Atë të vetëm

Për ta qartësuar më tepër këtë çështje themi se:

Allahu ka sjellë të dërguarit e Tij, zbriti Librin e Tij dhe krijoi qiejt dhe tokën që të njihet,  të adhurohet, të njësohet, dhe që feja të jetë e gjitha për Atë, thirrja të jetë për Të, ashtu siç thotë vetë i Lartësuari: “Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit (për gjë tjetër) vetëm për të më adhuruar”[1] ose: “Allahu është Ai, i Cili krijoi shtatë qiejt, dhe tokën po aq sa ato; zbret urdhërin mes tyre, në mënyrë që ta dini se Allahu është mbi gjithçka i Fuqishëm, dhe se Allahu e ka rrethuar me dijen e Tij gjithçka.”[2]; “Allahu e bëri Qaben shtëpi të ruajtur, vend jete (fetare) për njerëzit, për muajin e shenjtë, për kurbanin, dhe (kurbanin) për kafshët me qafore. Kjo sepse që ata ta marrin vesh se Allahu di gjithçka në qiej dhe në tokë, dhe se Ai mbi gjithçka është i Dijshëm.”[3]

Allahu i Lartësuar dhe larg të metave qoftë, ka njoftuar se qëllimi i krijimit dhe i urdhërit, është që të njihen emrat dhe cilësitë e Tij, të adhurohet Ai i vetëm, pa iu bërë shok, që të vihet drejtësia mes njerëzve. Kjo është drejtësia mbi të cilën ngrihen qiejt dhe toka, ashtu siç thotë vetë i Lartësuari: “Ne sollëm të dërguarit me argumente të qarta, të cilët me vete kishin Librin dhe peshoren, që të vinin drejtësi mes njerëzve.”[4]

Allahu i Lartësuar ka njoftuar se ka sjellë të dërguarit, ka zbritur librat e Tij, që të vihet drejtësi mes njerëzve, dhe drejtësia më e madhe është njësimi i Tij, kulmi i drejtësisë dhe themeli i saj, kurse shirku është padrejtësi. Allahu i Lartësuar thotë: “Me të vërtetë, shirku është padrejtësi e madhe.”[5] Shirku është padrejtësia më e madhe, dhe njësimi drejtësia më e madhe. Çdo gjë që bie ndesh me këtë qëllim, është në të njëjtën kohë edhe gjynahu më i madh. Ndryshimi i shkallës së tyre është në varësi të ndryshimit të kundërshtimit me këtë qëllim, dhe çdo gjë që përkon me këtë qëllim është në të njëtën kohë detyra dhe adhurimi më i kërkuar.

Shikoje me vëmendje këtë bazë dhe merr mësime nga hollësitë e saj, në mënyrë që me anë të saj, të njohësh urtësinë e më të Urtit, më të Diturin e të diturve, se cila është kërkesa e Tij për robërit e Vet dhe ndalesa e Tij për ta, të njohësh ndryshimin e shkallëve të adhurimeve dhe gjynaheve.

Meqë shirku ndaj Allahut është kundërshtuesi më i madh i këtij qëllimi, atëherë ai është edhe gjynahu më i madh, pa diskutim, prandaj Allahu e privoi çdo politeist nga Xheneti, lejoi marrjen e gjakut, pasurisë dhe familjen e tij për njësuesit e Tij; lejoi ta marrin atë si rob që në momentin kur ai braktisi detyrën e të adhuruarit të Zotit, ndërkohë Allahu ka refuzuar t’i pranojë atij ndonjë punë, t’i pranojë ndërmjetësimin, t’i përgjigjet lutjes së tij Ditën e Gjykimit, t’i pranojë ndonjë arsye, sepse politeisti është njeriu më injorant. Momentin që i bën Zotit shok, është kulmi i injorancës, kulmi i padrejtësisë ndaj Tij, edhe pse në fakt, politeisti nuk i ka bërë padrejtësi Zotit të tij, por i ka bërë vetvetes.

[1] – El-Hixhr 85.

[2] – Et-Talak 12.

[3] – El-Maide 97.

[4] – El-Hadid 25.

[5] – Lukman 13.

Libri: “Sëmundja dhe Ilaçi”

Autori: Ibn Kajjim el Xheuzije (751h)

You may also like...