Allahu Ekber

Ty të madhërojnë qiejt dhe kush gjendet brenda tyre, të lavdërojnë yjet dhe galaktikat, të madhëron toka dhe banorët e saj, deti dhe gjallesat e saj, zotërijtë dhe skllevërit, shiu dhe vetetëtimat, mbretërit dhe njerëzit, ushtritë dhe vendbetejat, vendet dhe kodrat, luanët dhe të vegjlit e tyre.

Të gjithë e njohin dhe e pranojnë pozitën Tënde!

Ti je Krijuesi i kësaj natyrshmërie, Furnizuesi i nevojave të këtij njeriu, udhërrëfyesi që e orienton, Ti je Mëshiruesi që e ruan nga ndëshkimi!

Je Ai që përmes kënaqësisë e mbron nga zemërimi!

Përjashtim bëjnë ata që merituan fjalën e dënimit të Zotit Tënd, për ta caktimi është i patjetërsueshëm!

[Përkujtime dhe Predikime, Ibn Xheuzi]b

You may also like...