20 shkaqe si te shtosh besimin tend

0
1964

Kërkimi i diturisë, Allahu i madhëruar, thotë;” Me të vërtetë, Allahut i frikësohem vetëm të dijshmit prej robërve të Tij.”(Fatir; 28 ).

Leximi i Kur’anit duke i medituar dhe kuptuar porositë e tij.
Allahu i madhëruar, thotë;” Është e vërtet se ky Kur’an udhëzon për atë rrugë që ështëmë se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh.”
(Isra; 9 ).

Njohja e emrave të bukur të Allahut dhe cilësive të Tij të larta, si dhe adhurimi i Allahut përmes asaj njohje.

Meditimi rreth jetës së pejgamberit, salallahu alejhi ue selem.

Meditimi rreth jetës së të parëve tanë të mire.

Meditimi rreth mirësive të Fesë së Allahut.

Meditimi rreth krijimtarisë së Allahut, psh. rreth krijimit të
maleve, qiejve, etj.

Shpeshtimi i adhurimeve të ndryshme vullnetare, siç janë; namazet vullnetare, lëmoshës, agjërimi vullnetarë, umreja, lutja, përmendja e Allahut, mbajtja e lidhjeve farefisnore, kërkim falja, etj.

Kujdesi ndaj adhurimeve të zemrës, siç janë.

Frika, përulja, dashuria, shpresa, mbështetja(tevekuli), etj.

Bamirësia ndaj robërve të Allahut.

Thirrja në rugën e Allahut me urtësi dhe këshillim të mirë.

Urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja me aq mundësi që ke.

Shoqërimi me njerëz të dobishëm.

Largimi nga shoqëria e keqe.

Mosteprimi në të folur, në ushqim dhe në fjetje.

Ulja e shikimit nga harami.

Mosshpresimi në atë që është në duart e njerëzve(nê pasurinë apo pushtetin e tyre).

Thënia e të vertetës.

Të shikuarit në atë i cili është më i fortë në Fe.

Të shikuarit në atë i cili është më i dobët në çështjet e kesaj bote.Suad Shabani