20 rregulla shtëpiake

20 rregulla shtëpiake

1. Falja e namazeve në kohët e tyre.

2. Përdorimi i fjalëve edukative: ju lutem dhe faleminderit.

3. Nuk mallkohet, nuk shahet dhe nuk goditet.

4. Secili i shërben vetvetes dhe jo ti konsiderojë të tjerët shërbëtorë të tij.

5. Mbyll atë që hape: portën, dritaren, kutinë, enën etj.

6. Mirëmbajtja e dhomës tënde është përgjegjësia jote.

7. Dëgjimi i të tjerëve deri në fund dhe mosndërprerja e bisedave të tyre.

8. Përshendetja me selam gjatë daljes dhe hyrjes në banesë.

9. Leximi i Kuranit çdo ditë dhe shkëmbimi i njohurive fetare.

10. Familja dhe nevojat e saj kanë përparësi ndaj shoqërisë.

11. Kërkimi i lejes kur hyn në dhomën e të tjerëve gjatë momenteve intime apo private të tyre.

12. Shërbimi dhe përkujdesja ndaj prindërve duke puthuar kokat dhe duart e tyre.

13. Mos përdorimi i mjeteve të ndryshme si celularë etj., gjatë kohës që zhvillohet një bisedë e përbashkët.

14. Pjesmarrja familjare në aktivitete të ndryshme shoqërore.

15. Ruajtja e pastërtisë brenda dhe rreth ambjentit të shtëpisë.

16. Lutja e antarëve të familjes për njëri-tjetrin.

17. Ruajtja e sekreteve familjare.

18. Kontributi i përbashkët ekonomik.

19. Prindërit mbikqyrin aktivitetin e fëmijëve të tyre dhe fëmijët e mëdhenj mbikqyrin aktivitetin e të vegjëlve.

20. Zbatimi i porosive prindërore.

Read Previous

Dua kur një person ju bën padrejtesi

Read Next

Ndalimi i uljes mbi varr