2 vendet ku ndalohet të falet namazi

0
2103

E para: Namazi mbi varre, d.m.th sexhdja mbi to.
E dyta: Sexhdja në drejtim të tyre gjatë namazit të duave.
E treta: Ndërtimi i xhamive mbi to dhe falja e namazit aty”.

Nuk ka ndryshim në këto që thamë në varrezat që kanë një apo më shumë varre.

Shejhu Allahu e ruajtë në “Tamam El-Minne” thotë:“Thotë (d.m.th shejhul islam Ibën Tejmije rahimehullah) në “El-Ikhtijarat El-Ilmije”: “Nuk është i saktë namazi në varreza dhe as në drejtim të tyre, ndalimi për këtë është bërë për të bllokuar rrugët e shirkut.

2- Banjoja:

Transmetohet nga Ebu Seis El-Khudrij radiallahu anhu nga profeti alejhi selam se ka thënë: “Toka është e gjitha xhami përveç banjove dhe varrezave”.
Dobi: Është transmetuar në disa argumente ndalimi nga namazi në vende të caktuara, si namazi tek mbeturinat, në vende masakreje, në mes të rrugës, në vathët e deveve, mbi çatinë e qabes.

Shejhu ynë ka shpjeguar se ky hadith është i dobët në “Tamam El-Minne” – jo e plotë – dhe e ka thënë këtë duke iu kundërvënë shejhut Sejid Sabik – Allahu e ruajtë -.
“ … them: Përmendi vendet e lartpërmendura, pastaj ka përcjellë nga Tirmidhiu se e ka bërë të dobët hadithin dhe ai (shejh Albani) e ka pohuar këtë. Kjo është e sakta siç është qartësuar dhe në “El-Irua”, kështu që pretendimi është pa argument të saktë, kështu që autori duhet të transmetonte hadithe tjera të sakta që të mbështesin këtë hadith qoftë dhe në disa fjalë të tij:

Prej tyre është fjala e profetit alejhi selam: “Toka është e gjitha xhami përveç varrezave dhe banjove”.
Po ashtu fjala e profetit alejhi selam: “Kur të vijë namazi dhe nuk gjeni vetëm se vathët e bagëtive të imëta dhe të devetë, faluni në vathët e bagëtive të imëta dhe mos u falni në vathët e deveve” .
Unë nuk di hadith të saktë që të ndalojë nga namazi në vende tjera dhe nuk lejohet të zhvlerësohet kjo fjalë vetëm se me argument nga profeti alejhi selam, pra le të dihet”.

Enciklopedia e thjeshtuar e fikhut

Autor Husejn el Auajsheh (Allahu e ruajtë)

Përktheu Teuta Xeka