Shenjat e suksesit dhe lumturise tek njeriu

Ka thene Hasen bin Alij el Xheuzexhanij:
Nga shenjat e suksesit dhe lumturise tek njeriu eshte lehtesimi i kryerjes se adhurimit, perputhja me Sunetin ne veprimet e tij, shoqerimi me njerezit e mire, morali i mire me vellezerit, ofrimi i te mirave per te gjithe njerezit, perkujdesja me hallet e muslimaneve dhe angazhimi me shfrytezimin e kohes.
U pyet : Cila eshte rruga per tek Allahu? Tha: Rruget per tek Allahu jane te shumta, por me e qarta dhe me e ruajtura nga dyshimet eshte: Ndjekja e Sunetit ne thenie, veprime, qellime, besim dhe vendosmeri, sepse Allahu thote: ” E nese ju i bindeni(Profetit) do te jeni te udhezuar”
U pyet:Cila eshte rruga per tek Suneti? Tha: Distancimi nga bidatet, ndjekja e atyre gjerave per te cilat ka pasur unanimitet ne brezin e pare te dijetareve te Islamit, largimi nga mexhliset e filozofeve dhe skolastikeve, perqendrimi ne rrugen e pasimit(marrjes per shembull). Me kete ishte i urdheruar Profeti nepermjet ajetit Kuranor: ” Me pas Ne te shpallem: Ndiqe fene e Ibrahimit…”

Marre nga libri el I`tisam te Shatibiut

Read Previous

” Perqendrohu drejte ashtu sic je urdheruar”

Read Next

Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: