Mos harroni fuqinë e lutjes, për vete dhe fëmijët tuaj!

Muhammed et Tusij ishte një burrë i varfër por i devotshëm. Ai kishte një dyqan ku tirrte leshin dhe e shiste, dhe hante nga fitimi i duarve të tij. I pëlqente shumë të merrte pjesë në tubimet e dijetarëve prandaj shoqërohej me ta, u shërbente dhe u jepte aq sa kishte mundësi. Kur dëgjonte fjalët e tyre qante dhe i përgjërohej Allahut që t’i dhuronte një fëmijë e ta bënte atë dijetar. Ai ulej gjithashtu edhe nëpër tubimet e këshilluesve, e kur i zbutej zemra në to, qante dhe i lutej Allahut që t’i dhuronte një fëmijë që i këshillonte njerëzit. Dhe Allahu iu përgjigj duasë së tij e i dhuroi Muhammed el Ghazalin, i cili u bë njeriu më i ditur i kohës së tij dhe vëllanë e tij Ahmedin, i cili u bë këshillues që ndikonte shumë te njerëzit, dhe njeri me dije.

Kur iu afrua vdekja fëmijët e tij ishin të vegjël, dhe ai i la amanet shokut të tij i cili ishte njeri i mirë dhe i tha: “Unë kam një pishmanllëk të madh që nuk arrita dot të mësoj të shkruaj, dhe dëshiroj ta rikuperoj këtë gjë te dy fëmijët e mi prandaj përpiqu që ata të mësojnë, dhe mos e rrudh dorën por shpenzo për ta gjithçka që u kam lënë prej pasurisë.”
Kështu shoku i tij u kujdes që ata të mësonin, derisa shpenzoi atë pak që u kishte lënë trashëgim babai i tyre. Dhe një ditë u thotë: “Dijeni se unë kam shpenzuar për ju gjithë çfarë iu kishte lënë babai juaj, dhe unë jam njeri i varfër e s’kam mundësi tju mbaj, prandaj më e mira për ju është që të futeni në shkollë – si kërkues të diturisë – dhe kështu do të plotësoni nevojat tuaja (për ushqim dhe veshje).” E kështu vepruan.

Imam Ghazalij e tregonte këtë histori dhe thoshte: “E kërkuam diturinë jo për Allahun, por ajo nuk pranoi veçse të ishte për Allahun”
“Esasul kijas” (parathënia e saktësuesit)

Nga kjo fjalë shejkh Mesh’huri – Allahu e ruajtë – ka përfituar se nga dobitë më të mëdha të diturisë është se ajo e pastron njeriun nga qëllimet e ulëta dhe çon në sinqeritet!
Allahu na dhuroftë prej mirësive të Tij, dhe mos harroni fuqinë e lutjes, për vete dhe fëmijët tuaj!

You may also like...