Thënie profetike të sakta dhe të zgjedhura.

“Vërtet unë jam dërguar për të plotësuar moralet më të larta”.

“Nuk hyn në Xhennet Nemmami (ai që bart fjalë midis njerëzve për t’i futur ata në sherr)”.

“Kush i beson Allahut dhe Ditës së Fundit, le të sillet mirë me komshiun e tij”.

“Kush e takon Allahun duke mos i bërë Atij shok në adhurim (shirk) do të hyjë në Xhennet”.

“Kush tregohet modest për hirë të Allahut, Allahu ka për ta ngritur atë”.

“Vërtet butësia nëse është (gjendet) në diçka e zbukuron atë dhe nuk largohet nga diçka veçse e shëmton atë”.

“Veprat më të dashura tek Allahu janë: Namazi në kohën e tij, pastaj respektimi dhe bindja ndaj prindërve dhe pastaj Xhihadi (lufta) në rrugë të Allahut”.

“Allahu është në ndihmë të robit, përderisa robi është në ndihmë të vëllait të tij”.

“Nuk ka bindje ndaj krijesës në kundërshtim të Krijuesit”.

“Unë nuk jam dërguar mallkues, por jam dërguar mëshirë”.

“Robi është më afër Zotit të tij kur është në sexhde, prandaj bëni sa më shumë dua (lutje) në të (sexhde)”.

“Besimtari i fuqishëm është më i mirë dhe më i dashur tek Allahu se sa besimtari i dobët dhe në të dy ka mirësi”.

“Mos hani me të majtën se vërtet shejtani ha me të majtën”.

“Më të mirët prej jush janë ata që kanë moralin më të mirë”.

“Padrejtësia do të jetë errësira Ditën e Kijametit”.

“Kur të dëgjoni thirrjen (ezanin) thoni ashtu siç thotë muezini”.

Read Previous

Mbill miresi dhe miresite do te ndjekin ne kete bote dhe boten tjeter.

Read Next

NDALIMI I AGJЁRIMIT PARA RAMAZANIT