Si mund ti largojmë shejtanët?

Shejtanët mund të largohen vetëm nëpërmjet leximit të shumtë të Kur’anit dhe dhikrit [përmendjes së Allahut] si dhe kërkimit të shpëtimit nëpërmjet fjalëve të përsosura të Allahut nga e keqja që Ai ka krijuar.

Është vërtetuar se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:
“Kushdo që ndalet për të pushuar dhe thotë:’E’udhu bi kelimet Allah it-tammeh min sherri ma khalak/kërkoj shpëtim në fjalët e përsosura të Allahut nga e keqja që Ai ka krijuar’…asgjë s’do t’i bëj dëm atij, derisa të lëvizë nga ia vend”.

Dhe ai [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:
“Kushdo që thotë tre herë në mëngjes:’Bismilahi ledhi la jedurru mea ismihi shej’un fil-erd ue la fis-sema ue huwe el-semi ul-aliim/Në emër të Allahut, me emrin e të cilit asgjë nuk dëmtohet në tokë a në qiell, dhe Ai dëgjon gjithçka, është i gjithëdijshëm’, …asgjë s’do ta dëmtojë atë, deri të vijë mbrëmja, dhe kushdo që e thotë në mbrëmje, asgjë s’do ta dëmtojë atë, deri të vijë mëngjesi”.
E lus Allahun të na ndihmojë neve dhe të gjithë vëllezërve tanë në arritjen e dijes së dobishme dhe të veprojmë sipas saj, se Ai dëgjon gjithçka, përherë është afër.

Read Previous

100 shkallet qe ka Xheneti

Read Next

Kush e thotë këtë lutje në mbrëmje ,do të jetë prej banorëve të Xhennetit?!!