Edukata e pastrimit të dhëmbëve!Transmetohet nga Hudhejfe radijAllahu anhu, se ka thënë:” I dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem! , sa herë që ngrihej natën e pastronte gojën me misvak.”
Shënon Imam Buhariu në sahihun e tij nr.246 dhe Imam Muslimi në sahihun e tij 255 (Mutefekun alejhi)
Disa dobi nga hadithi;Pëlqehet pastrimi i dhëmbëve me misvak pas zgjimit nga gjumi.
Gjithashtu, pëlqehet pastrimi i dhëmbëve me misvak nëse vëren se ka ndryshuar era e gojës tënde (pra, nëse i vjen erë e neveritshme gojës tënde edhe kur je zgjuar).
Kujdesi i vecantë i sheriatit islam për pastërtinë.
Pastrimi me misvak, i bëhet dhëmbëve, gjuhës, pra gojës në përgjithësi.
Legjislacioni Islam është gjithëpërfshirës në gjithë sferat e jetës.
Përcjellja e fjalëve dhe veprave të të dërguarit, salallahu alejhi ue selem! , në përpikmëri nga shokët e tij, tregon dashurinë e madhe që kishin ata për të.
Pastrimi pëlqehet edhe më shumë pas zgjuarjes nga gjumi, si shkak i ndryshimit të erës së gojës zakonishtë pas zgjimit nga gjumi.
Vlera e misvakut dhe dobit e shumta që gjenden tek ai.Suad Shabani