Ruajtja nga lypja e të tjerëve
Zubejri –Allahu qoftë i kënaqur me të- tregon se Profeti -alejhi selam- ka thënë:
“Për çdokënd prej jush është më mirë që të marrë një litar, (të presë) dhe të sjellë një krah dru (nga pylli) në shtëpi dhe t’i shesë, e kështu Allahu t’ia ruajë fytyrën (nga Zjarri), sesa tu kërkojë njerëzve që mund t’i japin gjë ose jo.”
Buhariu