Rëndesia e ëndrrave të bukura

Islami i ka kushtuar rendesi endrrave te bukura dhe interpretimeve te tyre
Kjo rendesi eshte shprehur ne disa forma:

1- Profeti (alejhis-salatu ues-selam) i pyeste shpesh shoket e tij nese kishin pare ndonje enderr te bukur apo jo.

Kjo gje percillet nga Semur bin Xhundubi (radijall-llahu anhu), i cili ka thene:

“ I Derguari i Allahut (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) i pyeste shpesh shoket e tij nese kishin pare ndonje enderr te vertete, dhe ai, te cilit Allahu i kishte falur ndonje enderr te vertete, i tregonte se ç’kishte pare . “Sahihu” i Buhariut, hadithi nr. 6525

Imam Ibn Haxheri ka thene: “Ky hadith shpreh rendesine e endrrave te verteta dhe vleren e interpretimit te tyre”. Nje gje te tille ka thene edhe imam Neveviu. “Fet’hul Bari”, 12/553.

2- Shoket e Muhamedit (alejhis-salatu ues-selam) deshironin te shihnin endrra te verteta, ne menyre qe ai t’ua interpretonte. Keshtu, Ibn Omeri tregon:

“Ne kohen e Profetit (alejhis-salatu ues-selam), disa nga shoket e tij (Profetit) shihnin endrra te verteta dhe ia tregonin atij, ndersa ai i interpretonte ato.

Ne ate kohe une isha djalosh i vogel dhe, para se te martohesha, shtepia ime ishte xhamia. Duke pare ata burra, thosha me vete: “Nese do te isha besimtar i mire, do te shihja endrra te verteta si ata)}.

Keshtu, nje nate, kur rashe ne shtrat, u luta: “O Allah! Nese sheh tek une ndonje gje te mire, me bej qe te shoh nje enderr te vertete …”

Sahihu i Buhariut, hadithi nr. 7028.

3- Nje tregues tjeter i rendesise qe i kushtonin shoket e Profetit (alejhis-salatu ues-selam) interpretimit te endrrave eshte zelli qe shprehu Ebu Beker Sidiku (radijall-Ilahu anhu) per te interpretuar nje enderr qe e degjoi ne prani te Profetit (alejhis-salatu ues- selam).

Ibn Abbasi tregon se nje burre shkoi tek i Derguari i Allahut (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) dhe i tha:

– Kam pare ne enderr nje re, nga e cila pikonte gjalpe dhe mjalte, ndersa njerezit mblidhnin me duar cka pikonte poshte.

Disa kishin mbledhur shume e disa kishin mbledhur pak. Nderkaq, nje litar u zgjat nga qielli ne toke.

Ne fillim te pashe ty ta kapje kete litar dhe te ngriheshe me ane te tij. Me pas, erdhi nje burre tjeter qe e kapi litarin dhe u ngrit me ane te tij. Pas tij, nje burre tjeter e kapi litarin dhe u ngrit.

Pastaj litarin e kapi nje burre, ngritja e te cilit u nderpre.

Ne kete moment, Ebu Bekri tha: – O i Derguar i Allahut, pash Zotin, me ler mu a ta interpretoj kete enderr!

– Interpretoje! — i tha ai. Atehere Ebu Bekri vazhdoi: – Reja eshte Islami. Gjalpi dhe mjalti qe pikojne jane Kurani, sepse eshte embelsia e tij qe pikon.

Disa njerez marrin shume prej tij (Kuranit), kurse disa te tjere marrin pak. Litari qe zgjatet nga qielli ne toke eshte feja e drejte, ne te cilen ti je.

Ti kapesh pas saj dhe Allahu te ngre lart. Pas teje vjen nje burre qe kapet pas saj dhe Allahu e ngre lart ate.

Pas tij vjen nje tjeter burre qe kapet pas saj dhe Allahu e ngre lart ate. Me pas, vjen nje burre qe kapet pas saj, por shkeputet.

Te tjeret perpiqen ta ndihmojne, keshtu qe ai ngrihet serish.

Me thuaj, o i Derguari i Allahu, te befsha kurban nenen dhe babain tim, a e interpretova drejt?!

Profeti (alejhis- salatu ues-selam) i tha: – Disa gjera i the drejt, kurse ne disa te tjera gabove.

– Pash Zotin, o i Derguari i Allahut, do te me thuash se
ku kam gabuar? — tha Ebu Bekri.

Mos u beto! – iu pergjigj ai.Sahihu” i Buhariut, hadithi nr. 6525.

Duke shpjeguar mesimet qe nxirren nga ky hadith, imam Ibn Haxheri thote:

“Hadithi nxit mesimin e shpjegimit te endrrave, nxit shpjegimin e tyre dhe kerkesen per interpretim”.“Fet’hul Bari”, 12/542.

Read Previous

Sa do lart të ngjtesh një ditë do të biesh posht

Read Next

Largohuni nga ndalesat dhe puno me ato që ju urdherohen